28 vite më parë njohu njeriun, që më vonë do të ishte jo vetëm bashkëshortja e tij, por mbi të gjitha heroina e jetës, përmes së cilës frymëzohet dhe merr mbështetje çdo ditë të jetës dhe në çdo iniciativë.
Ish-deputeti lezhian Eduart Ndocaj, e ka shndërruar në festë të përvitshme familjare datën 16 maj, e cila ka gdhendur në jetën e tij momentin më të bukur, njohjen me Valentinën, dashurinë e jetës, siç e cilëson ai.
Me këtë rast, Ndocaj, organizoi një një event të bukur familjar dhe shoqëror, ku surpriza pikante ishte grupi shqiptar “Elita 5”, të cilët performuan posaçërisht duke e shndërruar mbrëmjen në një natë të magjishme, plot emocion dhe adrenalinë.
Me këngën “Më fal”, një nga hitet më të bukura të “Elita 5”, Valentina këndoi së bashku me grupin duke përcjellë ndjenjën e saj, njëjtë me 28 vite më parë, kur zemrat e dy të rinjve rrihnin fuqishëm për njëri-tjetrin.




