Sipas MeteoAlb, masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë Oqeanike vijojnë ndikimin e tyre duke kushtëzuar në vendin tonë mot të kthjellët dhe vranësira të shpeshta gjatë paradites, por orët e pasdites do të sjellin zhvillim të vranësirave konvektive duke gjeneruar shira ku herë pas here do të jenë rrebeshe, kryesisht në zonat Jugore – Juglindore.
Parashikohet që në mbrëmje dhe gjatë natës të ketë përmirësim gradual të kushteve atmosferike.
Ndërkohë temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 5°C deri në 25°C vlera maksimale në rang vendi.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Verior dhe Verilindor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 2 ballë.