InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Ekonomi

SHIFRA E DITËS: Taksa ‘e pamoralshme’, me 30 mijë të vetëpunësuarit

30 Prill, 2024
in Ekonomi
A A
SHIFRA E DITËS: Taksa ‘e pamoralshme’, me 30 mijë të vetëpunësuarit


30 mijë të vetëpunësuar që janë prekur nga ndryshimet ligjore për tatimin mbi të ardhurat, duket se nuk do të bëjnë asnjë pagesë deri në muajin qershor me shpresë se do të Gjykata Kushtetuese ajo që do të rrëzojë ligjin.

Muaji qershor është dhe afati i fundit, para se të nisin kamatëvonesat dhe penalitetet për shumë të vetëpunësuar. Të vetë-punësuarit janë surprizuar jo vetëm nga ligji, shumë prej të cilëve as nuk e kishin idenë kur hyri në fuqi, por edhe nga surprizat që kanë rezervuar Tatimet.  

Profesionistët e lirë po bëjnë prej kohësh të gjithë përpjekjet për të bindur Gjykatën Kushtetuese se qeveria ka gabuar, kur vendosi fashat 15 dhe 23%, e po ashtu edhe administrata tatimore, e cila ka llogaritur shumën që taksohet.

Këstet që tatimet kanë çuar në adresë të profesionistëve të lirë, për cilindo janë absurde dhe do të prishin ekuilibrin e tregut që ata kanë ngritur. Në një takim që bëri bashkë më shumë se 50 të vetëpunësuar, ligji nxori edhe probleme të tjera që lidheshin me parapagesën dhe riskun për të mos fituar njësoj si në vitin paraardhës.

Seanca e parë e shqyrtimit të padisë së depozituar në gjykatë kushtetuese, nga Partia Demokratike kundër këtij ligji, është caktuar më 21 maj, ndërkohë që afati i fundit për të paguar këstet, nuk mjafton.

Nga 1 janari 2024 të gjithë personat fizikë, tregtarë ose të vetë-punësuarit e profesioneve të lira, nuk do të trajtohen më si deri tani, pra, si biznes i vogël me 0% tatim.

E ndërsa po rritet pagat për Administratën Publike, pa asnjë kriter lidhur me produktivitetin dhe mundësitë, ishte shtruar shpesh pyetja: ku do të merren paratë për të paguar faturën vjetore që shkon rreth 400 milionë euro?

Kishte dy rrugë, ose nga rritja do të rritej inflacioni, çka do të thotë se rritja e çmimeve do të vriste xhepat e pjesës tjetër të shoqërisë, ose do të taksohej biznesi privat dhe sipërmarrja e lirë. Në këtë këndvështrim, duket se kanë ndodhur të dy fenomenet.

Por çudia më e madhe qëndron te fakti se mungon taksa që duhet të ishte vendosur mbi fitimet e kompanive të mëdha, ndërkohë që vendosur një e tillë mbi profesionet e lira, çka nxit jo vetëm padrejtësi sociale por edhe pabarazi të mëdha mes shtresave të shoqërisë.   

Ndjekja e një lloj politike të tillë fiskale pasuron një pjesë shumë të vogël të shoqërisë dhe varfëron një pjesë shumë të madhe të saj. Një e tillë gjithashtu “vret” shtresën e mesme, të cilën e dekurajon deri në atë pikë sa duhet të zgjedhë mes falimentit dhe emigracionit.  

Sipas ligjit mbi tatim-fitimin ndaj profesioneve të lira, ata që sigurojnë të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë do të tatohen me 15%, ndërsa ata që kanë të ardhura mbi 14 milionë lekë do të paguajnë 23% tatim.

Është e qartë që buxheti i shtetit mbahet nga taksat. Por duket sikur tingëllon e pamoralshme që të mundohesh nga njëra anë të tatosh sa më shumë dhe mbi mundësitë që kanë ata të cilin e nxjerrin një produkti në treg, kanë talent, zotësi, ose sigurojnë të ardhurat që vijnë nga profesioni, dhe nga ana tjetër të “përkëdhelësh” tregtarin, burokratin, manipulatorin. Pa llogaritur faktin  e mungesës së ndërgjegjësimit; që të tatosh të ndershmin i cili paguan taksat, dhe të tolerosh atë që kryen një aferë korruptime ose evazion fiskal.  Dhe pas gjithë kësaj, ankesat e shumta për mungesë të fuqisë punëtore nuk kanë pse motivohen. Mungesa e profesionistëve në treg duhet të harrohet.   

Të Lidhura

”Politikat e 12 viteve kanë vështirësuar qëndrimin e rinisë në Shqipëri”, LaCivita: Berisha iu siguron që të gjeni suksesin këtu!
Ekonomi

”Politikat e 12 viteve kanë vështirësuar qëndrimin e rinisë në Shqipëri”, LaCivita: Berisha iu siguron që të gjeni suksesin këtu!

16 Prill, 2025
DIVA 2024 u plotësua nga 127,3 mijë individë
Ekonomi

DIVA 2024 u plotësua nga 127,3 mijë individë

4 Prill, 2025
Qeveria shpërblen me kredi zero interes 530 “militantë” të PS-së që punojnë në administratën publike
Ekonomi

Qeveria shpërblen me kredi zero interes 530 “militantë” të PS-së që punojnë në administratën publike

12 Mars, 2025
143 mijë shqiptarë do të deklarojnë të ardhurat deri në muajin mars, ja për cilët kategori bëhet fjalë
Ekonomi

143 mijë shqiptarë do të deklarojnë të ardhurat deri në muajin mars, ja për cilët kategori bëhet fjalë

26 Janar, 2025
Unaza e Madhe në Tiranë ka dyfishuar vlerën e pasurive
Ekonomi

Unaza e Madhe në Tiranë ka dyfishuar vlerën e pasurive

4 Janar, 2025
VENDET më të mira të Europës për investime në prona, në vitin 2025
Ekonomi

VENDET më të mira të Europës për investime në prona, në vitin 2025

2 Janar, 2025

TË FUNDIT

Pse vajza më e madhe e familjes Obama hoqi dorë nga mbiemri i saj?
Bota

Pse vajza më e madhe e familjes Obama hoqi dorë nga mbiemri i saj?

6 Qershor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e premte 6 Qershor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e premte 6 Qershor 2025

6 Qershor, 2025

Tenis me Francën, SPANJË-PORTUGALI finalja e madhe e Nations League
Sport

Tenis me Francën, SPANJË-PORTUGALI finalja e madhe e Nations League

6 Qershor, 2025

KAS vendos: KUTITË e fletëve të votimit të qarkut Tiranë do të rinumërohen!
Aktualitet

KAS vendos: KUTITË e fletëve të votimit të qarkut Tiranë do të rinumërohen!

5 Qershor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com