Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme.
Përpara se të futej në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Veliaj është përplasur me ish-deputetin e PD-së, Klevis Balliu që ndodhej përpara godinës.
“Kërkoja Fahriut me 100 mijë euro makinë”, dëgjohet duke iu drejtuar Erion Veliaj atij.
Më pas, ai i është drejtuar ambienteve të brendshme të Prokurorisë.
Erion Veliaj kishte paralajmëruar vetë ditën e shtunë që do të paraqitej në SPAK.
Burime për mediet bëjnë me dije se ai është thirrur nga prokurori i posaçëm Dritan Prenci, si person që ka dijeni në lidhje me inceneratorin e Tiranës.
Pasi të ketë dëshmuar para prokurorëve të SPAK, pritet dhe një prononcim para gazetarëve, ku Veliaj të mund të sqarojë se për çfarë u pyet konkretisht.