Nga Denada Dapellari
Të jesh mjek dhe te gezosh emer të mire në shoqëri do të thotë të ndihesh i qetë me veten dhe me njerëzit që u shërben, me “nevojtarët e shëndetit” gjatë ushtrimit të profesionit human…
Të njohësh doktor Arjan Hamitin është krenari pasi ai për shumë vite në profesionin e mjekut ka bërë emër dhe ka gdhendur personalitetin e vet, jo vetëm si mjek i aftë, po edhe si njeri human, që për çdo rast është në shërbim të qytetarëve në nevojë.
Asnjëherë nuk ka preferuar të duket, as të mbajë funksione të larta,por është humanizmi i tij, bujaria dhe sakrificat e shumta që e kanë “ekspozuar”! Njerëz të tillë, lindin humanë… Edhe kaq, do të ishte e mjaftueshme për një Mjek të tillë që i qëndroi besnik betimit të Hipokratit, që u dallua nga të tjerët jo nga bluza e bardhë por mbi të gjitha nga humanizmi dhe përkushtimi ndaj asaj ç’ka është më e shtrenjtë, jetëve njerëzore.
Mirënjohje dhe falenderime pafund për ju doktor Arjan Hamiti