Një rast i dhunës në familje raportohet të ketë ndodhur në fshatin Barç të Korçës.
Një 62-vjeçar ka dhunuar bashkëshorten e tij për arsye ende të paqarta.
Si pasojë 62 vjeçari është arrestuar nga Policia, ndërsa gruaja është pajisur me urdhër mbrojtje.
Njoftimi i policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin P. V., 62 vjeç, banues në fshatin Barç, Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”.