Në replikë të tezave të z.Albin Kurtit,
Njohja e historisë së Kombit tonë dhe datave të saj është një detyrë madhore për çdo njeri që merret me politikë dhe çështje publike.
Në këtë kontekst, jemi njohur sot me komunikimin publik të z. Albin Kurti, kryeministër i Republikës së Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, I cili ka dhënë disa konsiderata për pushtimin italian të 7 prillit, duke nënvizuar se Mbreti i shqiptarëve, Ahmet Zogu I, nuk organizoi rezistencë.
Z. Kryeministër Kurti mirë bën që perkujtimi këtë date dhe deshmorët që dhanë jetën kundër agresionit italian të 7 prillit 1939 dhe nuk janë pak e të gjithë të forcave të armatosura mbretërore si Mujo Ulqinaku (Hero i Popullit) Hamit Dollani, Haxhi Tabaku, Isak Metalla (Metaliaj), Ismail Reçi, Hysen Kalçi, Ramazan Lezha, Ibrahim Osmani, Hamit Veshko, Mitro DhimërtikaTonç Toma, Zenel Blana, por teza e Juaj se Mbreti Zog nuk organizoi qendresë shtetërore nuk është aspak e vërtetë.
Gjenreal Abaz Kupi, Major Mujo Ulqinaku, Sami Koka dhe deshmorët e tjerë të radhitur më sipër dhe që dhanë jetën për mbrojtjen e trojeve shqiptare prej pushtuesit fashist ishin pjese e strukturave shteterore qe vareshin dhe u urdheruan nga Mbreti per te zhvilluar qendrese.
Vetë gjeneral Abaz Kupi ishte caktuar si komondant organizator i qendresës dhe ku vetë Abas Kupi në intervistën dhënë në gazeten “Shqipnija” ne 1944 ku deklaron se Zogu e kishte urdhëruar që “Porsa te shkel kamba e ushtarit italian ne token shqiptare, do te japish menjehere urdhnin e zjarrit. Ne rast se, ma vone, ju do te merrni nje urdhen te dyte nga une, me goje ose me shkrim, ketij urdhni te dyte, duhet te mos i bindesh”. Keshtu veprova dhe une,-vazhdon Abas Kupi,-dhe u mundova me ba detyren e ushtarit dhe patriotit qe e do megjith zemer atdheun e vet”.
-Vetë mbreti Zog drejtpërdrejtë në Radio Tirana ka vënë në dukje rrezikun e pushtimit fashist dhe fillimin e këtij agresori e ju ka bërë thirrje gjithë shqiptarëve për mbrotjen e atdheut të tyre.
Ekzistojnë plane opracionale edhe nga ushtarakë të lartë të Forcave Detare Ushtarake si ai i kolonel Sami Kokës, me urdhër të shefit të Shtabit Gj. Aranitasi të mbrojnë territorin shqiptar.
-Qendresë qoftë edhe simbolike për nga forca e agresorit kundrejt asaj shqiptare u zhvillua në çdo mol nga Shëngjini deri në Sarandë.
Kjo bëri të sensibilizohej opinionin publik ndërkombëtar se shqiptarët e pritën me armë agresionin fashist
Para largimit ne ekzil (ashtu si vepruan te gjithe mbreterit e vendeve fqinje) Zogu u perpoq te siguronte ndihmen e diplomacise nderkombetare.
Shqipëria kurrë nuk nënshkroj kapitullimin
-Bie poshtë teza greke e pushtimit Greqisë nëpërmjet Shqipërisë përderi sa vetë Shqipëria ishte e pushtuar
Me vendim të Asamblesë Kombëtare, me 9 Prill, pasi Shqipëria ishte pushtuar dhe jo as me 5 apo 7 Prill Mbreti Zog u detyrua të larhohej për në egzil
Ne kushte te tilla, a mos duhej qe Zogu te kapej rob nga italianet? Te behej kukull ne duart e tyre?
Apo te largohej në egzil si edhe të gjithë monarket, per te organizuar çlirimin dhe luften diplomatike.
Ju nuk mund të nderoni ushtaret dhe te harroni “gjeneralin” qe organizoi qendresen e 7 prillit 1939, ashtu si edhe ka bërë dhe vazhdon ta bëjë historiografia komuniste
Dita e 7 Prillit e vitit 1939, ditë e zezë për Shqipërinë dhe shqiptarët, largoi mbretërinë dhe solli pushtimin komunist
Rezistenca e organizuar shtetërore, nën drejtimin e Mbretit Zog, ndaj pushtimit fashist nderoi kombin tonë.
Ajo që ju thoni nuk ndihmon aspak harmoninë mes shqiptarëve kudo ku gjenden por përkundrazi ringjall tezat dashakeqe komuniste.
Gjithashtu këto teza që Ju z .Kryeministër artikuloni me qëllim pa të drejtë e pa fakte nuk e dëmtojnë Aspak Familjen Mbretërore dhe Princ Lekën si trashigimtar i vetëm i Fronit Mbretëror si Mbret i Shqiptarëve me një Shqipëri të bashkuar me Kosovën.
Shpëtim Axhami, kryetar i Lëvizjes së Legalitetit