Konferenca e Kryetarëve ka miratuar vetëm me votat e socialistëve ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar me fokus koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha përpjekjeve institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike në Shqipëri.
Ky komisioni ishte propozuar nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Bledi Çuçi. Mazhoranca nuk e mori fare parasysh kërkesn e Gazment Bardhit, i cili kërkoi më shumë kohë dhe të shtyhej miratimi i ngritjes së këtij komisioni.