InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

6 Drejtorë të tjerë të Bashkisë të përfshirë në krim, Këlliçi: Ja si gënjyen publikisht për vjedhjet

30 Mars, 2024
in Aktualitet, Politikë
A A
6 Drejtorë të tjerë të Bashkisë të përfshirë në krim, Këlliçi: Ja si gënjyen publikisht për vjedhjet

Anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i ka bërë thirrje SPAK që të hetojë pjesën tjetër, përvec drejtorëve të arrestuar deri më tani, në kuadër të hetimeve për atë që njihet si dosja ‘5D’.

Në këtë kuadër Këlliçi renditi si pjesë të bandës së Bashkisë së Veliajt:

Herion Rrapaj (i cili me bitumin e fabrikës së Bashkisë, shtroi asfaltin elektoral ndëkohë që fiktivisht bënin proçedura tenderuese me kompani private)

Arben Maloku (i cili ka ngritur një skemë identike si 5D dhe ka ndërtuar 3 kate pa leje në mes të Tiranës),

Ermal Kapllanaj (i cili u vu në shërbim të Inceneratorit të Tiranës duke shantazhuar të gjithë biznesin e ndërtimit).

 Alban Dokushin (personi përgjegjës për tjetërsimin e pronave publike, por mbi të gjitha Drejtori të cilit i kishte humbur pronësia e landfillit të Sharrës)

 Elton Kacidhja (drejtori i UKT që i cili i dha tenderin e matësave të ujit Klodian Zotos)

Elvin Tivari (për të cilin Mirela Kumbaro firmosi statusin special për ndërtimin e hotelit 15 milionë euro në Durrës).

Referuar reagimeve të dy drejtorëve të arrestuar me urdhër të SPAK-ut, Mariglen Qato dhe Redi Molla, të cilët akuzonin Prokurorinë Speciale se kishin vepruar nën presionin politik të Këlliçi, anëtari i Kryesisë së PD-së, theksoi se “deklaratat patetike se drejtësia e re e hartuar nga vetë Erioni dhe Rilindja e Edi Ramës, na qënkërka shantazhuar nga unë, janë sa qesharake po aq dhe pa vlerë”.

“Erion Veliaj bën mirë të heshtë dhe të presë arrestimin e plotë të shtabit elektoral të zgjedhjeve të 14 Majit, e në fund bën mirë që të presë me buzëqeshje deklaratën që vetë Edi Rama, shumë shpejtë do të shkruajë për të”, shprehet Këllicci.

Në përfundim, Këllicci tha se vetëm një Qeveri teknike dhe zgjedhje të lira e të ndershme, janë e vetmja zgjidhje për ta çliruar vendin nga kjo bandë e korruptuar në bashki e në çdo qelizë të qeverisë.

Pjesë nga deklarata: 

Më datë 26 Prill 2023, në cilësinë e kandidatit për Bashkinë Tiranë, kam bërë publike skemën e plotë të korrupsionit galopant në Bashkinë Tiranë përmes kompanisë 5D Konstruksion.

Vetëm një ditë më pas, më datë 27 Prill, Prokurori Klodian Braho regjistroi kallëzimin penal kryesisht për 5 drejtorët hajdutë të Erion Veliajt.

Po atë mbrëmje, të datës 27 prill 2023, Erion Veliaj sëbashku me hajdutët e tij në bashki, doli në emisionin Opinion për të shpalosur programin 4 vjeçar të vjedhjes së Tiranës 2023 -2027.

Ju ftoj të ndjekim një video të shkurtër se si i përgjigjet pronari faktik i Inceneratorit të Tiranës, pyetjes së z. Fevziu në lidhje me këtë denoncim timin:

Sqarojmë opinionin publik dhe qytetarët e Tiranës se për këtë denoncim, Mariglen Qato më bëri padi për shpifje në Gjykatën Penale Tiranë dhe nuk u paraqit kurrë në seancë, për shkak se padia i duhej vetëm Erionit për gënjeshtrën e rradhës në fushatë.

Erioni, ky idhtar i madh i drejtësisë së re, që jep leksione se drejtësia nuk bëhet më nëpër studio televizive por nga organet kompetente, bën mirë të qetësohet e të mos e harxhojë më penën duke u shkruajtur drejtorëve të tij hajdutë deklaratat e mbrojtjes, fill pasi i futi në burg për të shpëtuar lëkurën e tij.

Deklaratat patetike se drejtësia e re e hartuar nga vetë Erioni dhe Rilindja e Edi Ramës, na qënkërka shantazhuar nga unë, janë sa qesharake po aq dhe pa vlerë.

Erion Veliaj bën mirë të heshtë dhe të presë arrestimin e plotë të shtabit elektoral të zgjedhjeve të 14 Majit, e në fund bën mirë që të presë me buzëqeshje deklaratën që vetë Edi Rama, shumë shpejtë do të shkruajë për të.

Sa i përket hetimeve të SPAK-ut, arrestimet e 5 drejtorëve të deritanishëm nuk janë drejtësi e plotë, nëse nuk do të ndiqen paratë, nëse nuk sekuestrohen asetet e këtyre individëve dhe kompanive të lidhura me ta, duke i kthyer përfundimisht të gjitha paratë e vjedhura prej tyre në buxhetin e shtetit, në të mirë të taksapaguesve shqiptarë.

Partia Demokratike dhe unë personalisht, do të ndjekim zyrtarisht dhe në mënyrë ligjore hetimet jo vetëm për të arrestuarit e deritanishëm, por dhe për pjesën tjetër të bandës në Bashkinë e Tiranës si: Herion Rrapaj (i cili me bitumin e fabrikës së Bashkisë, shtroi asfaltin elektoral ndëkohë që fiktivisht bënin proçedura tenderuese me kompani private), Arben Maloku (i cili ka ngritur një skemë identike si 5D dhe ka ndërtuar 3 kate pa leje në mes të Tiranës), Ermal Kapllanaj (i cili u vu në shërbim të Inceneratorit të Tiranës duke shantazhuar të gjithë biznesin e ndërtimit), Alban Dokushin (personi përgjegjës për tjetërsimin e pronave publike, por mbi të gjitha Drejtori të cilit i kishte humbur pronësia e landfillit të Sharrës), Elton Kacidhja (drejtori i UKT që i cili i dha tenderin e matësave të ujit Klodian Zotos) dhe Elvin Tivarin (për të cilin Mirela Kumbaro firmosi statusin special për ndërtimin e hotelit 15 milionë euro në Durrës).

Vetëm një Qeveri Teknike dhe zgjedhje të lira e të ndershme, janë e vetmja zgjidhje për ta çliruar vendin nga kjo bandë e korruptuar në bashki e në çdo qelizë të qeverisë.

Të Lidhura

Emërime të reja në Polici, për herë të parë një grua shefe komisariati në Kuçovë
Aktualitet

Emërime të reja në Polici, për herë të parë një grua shefe komisariati në Kuçovë

12 Korrik, 2025
Çfare ndodhi mes Naimit dhe Liridonës? Avokati tregon versionin tronditës!
Aktualitet

Çfare ndodhi mes Naimit dhe Liridonës? Avokati tregon versionin tronditës!

12 Korrik, 2025
Aksident i rëndë në autostradën “Tiranë-Durrës”, humb jetën 19-vjeçari, lëndohen dy të rinj të tjerë
Aktualitet

Aksident i rëndë në autostradën “Tiranë-Durrës”, humb jetën 19-vjeçari, lëndohen dy të rinj të tjerë

12 Korrik, 2025
Kërkon lirimin nga QELIA/ Ja kur do të mbahet seanca për Ilir Metën në Apelin e Posaçëm
Aktualitet

Kërkon lirimin nga QELIA/ Ja kur do të mbahet seanca për Ilir Metën në Apelin e Posaçëm

11 Korrik, 2025
“Demokrat je, por të mirat duhet me t’i thënë ty”, Rama batuta me kryebashkiakun e Pukës
Aktualitet

“Demokrat je, por të mirat duhet me t’i thënë ty”, Rama batuta me kryebashkiakun e Pukës

11 Korrik, 2025
Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i MOTIT për sot
Aktualitet

Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i MOTIT për sot

11 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Ledri Vula REAGON për herë të parë për lidhjen e Sarës me Erik Fullanin!
Show Biz

Ledri Vula REAGON për herë të parë për lidhjen e Sarës me Erik Fullanin!

13 Korrik, 2025

Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike
Artikuj

Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike

13 Korrik, 2025

Ajka feston ditëlindjen, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj organizojnë festa të ndara
Show Biz

Ajka feston ditëlindjen, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj organizojnë festa të ndara

13 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e diel 13 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel 13 Korrik 2025

13 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com