Superioja kthehet këtë fundjavë, për të luajtur javën e 29-të saj. Pas rreth 2 javëve puthim për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare, gjithçka do i lërë radhën spektaklit të Superiores.
Të pestë takimet do të luhen në dy ditë, konkretisht ditën e premte dhe të shtunë. Të parët në fushë zbresin Egnatia dhe Kukësi më 29 mars.
Po në këtë ditë, Tirana pret Teutën dhe Vllaznia skuadrën e Erzenit.
Javën e 29-të e mbyllin dy sfida të tjera interesantë. Laçi dhe Partizani do masin forcat në stadiumin e kurbinasve, ndërsa Dinamo dhe Skënderbeu më vonë do mbyllin gjithë javën.