Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë. Paraprakisht mësohet se një 53-vjeçar është vetëhedhur nga kati i 6-të i një pallati në rrugën ‘Sali Nicia”.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, 53-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 26.03.2024, në rrugën “Sali Nivica”, është vetëhedhur nga kati i 6-të i një pallati shtetasi I. T., 53 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.”,njofton policia.