InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Opinione

Pse shqiptarët tmerrohen deri në palcë nga Autizmi?

25 Mars, 2024
in Opinione
A A
Pse shqiptarët tmerrohen deri në palcë nga Autizmi?

Nga Malvina Tare

Nisur nga rrëfimi publik i banorit të BigBrother Meriton Mjekiqi, për historinë e tij të trishtë të ndarjes nga bashkëshortja. Mes lotësh Meritoni rrëfeu publikisht se djali i tij është me autizëm, por në fakt nga ana tjetër tregoi po ashtu vite të tëra mungese të pranisë së tij në rritjen e djalit, apo në mbështetjen e ish-partneres së tij, e cila kujdeset e vetme për fëmijën e saj të diagnostikuar me autizëm, gjë që e bën akoma më të vështirë procesin e rritjes së fëmijës dhe po ashtu e bën më sfiduese dhe të komplikuar procesin e marrëdhënies prind-fëmijë. 

Ledion Liço e duartrokiti në shown e tij këtë rrëfim, që rrallë gjen prind që ta tregojë me disa persona e akoma më tepër për publikun e gjerë. Ledioni dërgoi puthje dhe përqafime për familjet që kanë fëmijë me autizëm në programin e tij live. 

Por, sigurisht që të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se as lotët e Meritonit, as puthjet në distancë të Ledionit nuk e ndihmojnë një familje që ka pjesë të sajën një fëmijë me autizëm. 

Por, pse në Shqipëri njerëzit tmerrohen deri në palcë nga autizmi? 

Sepse së pari ne na mungon një njohje e theksuar e përshkallëzimit të botës, nuk i dimë më diagnozat që shenjojnë mijëvjeçarin në të cilin jetojmë. Ne po i gëzojmë atij vetëm “të mirat”, teknologjinë dhe komunikimin lirisht në të gjithë botën, por nuk po ia dallojmë ende të këqijat, pasi jemi të manipuluar pareshtur nga mediat botërore që na shpërqëndrojnë nga realiteti. 

Për rreth 1 muaj rrjeti u çmend pas zhdukjes së dukeshës Kate Middelton dhe kjo u pasua me lloj lloj teorish që mbushën dhe furnizuan me material rrjetet sociale në të gjithë botën. Dhe njerëzit të ngarkuar me probleme të tyre personale, sapo shihnin ndonjë lajm për humbjen e Middelton, sikur hiqnin mendjen dhe futeshin në trillin mediatik të kësaj historie. 

Por, askush nuk ka interes të shohë e të lexoj dy gjëra sa i takon autizmit, i cili në SHBA është në shkallën 1 për 36 fëmijë, që me standardin e kopshteve apo shkollave në Shqipëri, i takon nga 1 për çdo klasë. E në fakt ka edhe më shumë se kaq. 

Por, përveç shifrave që e përllogarisin këtë diagnozë si një e dhënë statistikore, nga mbrapa fshihen një sërë karakteristikash që i veçojnë, i dallojnë dhe i bashkojnë fëmijët e këtij spektri. 

Pra, informacioni i parë mungon dhe ne jemi ende në stadin që e tregojmë me gisht autizmin dhe e flasim gjithmonë sikur është një dukuri që i ka ndodhur atij tjetrit dhe jo mua. 

Së dyti, në Shqipëri strukturat që e trajtojnë këtë diagnozë, pa përmendur shpesh diagnozën e gabuar. Nuk dinë të trajtojnë rastin nga rasti. Mungojnë modulet e përditësuara të terapive specifike që marrin këta fëmijë. 

Dhe ato pak qendra që janë dhe ofrojnë atë që duhet, janë me pagesa tepër të larta, shpesh të papërballueshme nga prindërit. 

Së treti, kjo diagnozë për shtetin është inekzistente po ta marrësh për numrin e rasteve që arrin të trajtojë shteti, apo të mbështesë me trajtim. Pa përmendur fare mbështetjen financiare për familjen. 

Duke u kthyer sërish te Meritoni. Ajo që është më e rëndësishmja dhe që tejkalon shtetin, është mbështetja familjare. Shpesh raportet burrë – grua vihen në pikëpyetje. Ndjenjat e fajit janë vrastare, për një diagnozë që të duket abstrakte në qënien dhe mënyrën si e bën njeriun të funksionojë. 

Dhe ju siguroj me bindje se nëna është ajo që vuan pafund, por që gjen forcën të vrasë dhe një dragua nëse duhet, për të trajtuar fëmijën e saj. Ndërsa babai shqiptar ende për fat të keq ka mundësinë që të zgjedhë. Të qëndrojë apo të largohet. Meritoni është pa asnjë dyshim, një baba i larguar. Dhe kjo nuk shpëton askënd. 

Tmerri që kanë baballarët dhe familjet shqiptare për autizmin nuk shpëtojnë askënd. Puthjet e Ledionit nga ekrani nuk shpëtojnë askënd.

Të pranosh, të ndihmosh, edhe kur nuk kupton se çfarë po ndodh, ndihmon shumë. T’i thuash nënës së fëmijës “Do ia dalim!” është ajo që ndihmon gjithë familjen!

Nëse Ledioni ka në dorë, përveç se të bëjë publikun për të qarë me histori jete njerëzore që dikush tjetër vuan, është të ngrejë një fondacion me struktura të posaçme për të ndihmuar këta fëmijë, ose të mbështesë shtetin me atë se çfarë i duhet për të rritur mbështetjen për të gjitha këto familje. Çfarë do bënte Ledioni nëse njëri nga fëmijët e tij do e kishte këtë diagnozë?

Ndërsa nëse Meritoni ka diçka në dorë tani, është të lerë të qetë djalin dhe nënën e tij, prej të cilëve ka zgjedhur të largohet, t’i lërë të qetë në rrugëtimin e tyre të gjatë me bashkëjetuesin me gërmën A. 

Të Lidhura

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026
Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet
Opinione

Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet

15 Shkurt, 2026
Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”
Opinione

Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”

10 Shkurt, 2026
Nga pronarë në “posedues”/Paradoksi i “Paketës së Maleve”
Opinione

Nga pronarë në “posedues”/Paradoksi i “Paketës së Maleve”

6 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe ditë me diell, parashikimi i motit për këtë të martë
Aktualitet

Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe ditë me diell, parashikimi i motit për këtë të martë

10 Mars, 2026

Horoskopi për ditën e martë, 10 mars 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e martë, 10 mars 2026

10 Mars, 2026

Konflikti në Lindjen e Mesme, Ambasada Amerikane në Tiranë mesazh për shtetasit e saj: Qëndroni të sigurt
Aktualitet

Konflikti në Lindjen e Mesme, Ambasada Amerikane në Tiranë mesazh për shtetasit e saj: Qëndroni të sigurt

9 Mars, 2026

Horoskopi për ditën e hënë, 9 mars 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e hënë, 9 mars 2026

9 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com