InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Bota

Escobar: Qeveria e Kosovës nuk po e trajton Uashingtonin si partner!

24 Shkurt, 2024
in Bota
A A
Escobar: Qeveria e Kosovës nuk po e trajton Uashingtonin si partner!

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se Qeveria e Kosovës, me mospërmbushjen e kërkesës amerikane për çështjen e dinarit serb, nuk po e trajton Uashingtonin si partner.

“Nuk dua të flas se cilat janë të gjitha pasojat, por mendoj se deklaratat tona publike kanë treguar qartë se ku po shkojnë raportet tona diplomatike dhe politike. Ne jemi shumë të shqetësuar sepse Qeveria e Kosovës nuk po na trajton si partner, ata nuk punojnë me ne për stabilitetin rajonal dhe minojnë dialogun, proces për të cilin SHBA-ja është e përkushtuar plotësisht. Mendoj se ambasadori [amerikan në Kosovë, Jeffrey] Hovenier e ka thënë më së miri: kjo ndërlikon kapacitetin tonë për të ndihmuar Kosovën që të integrohet në komunitetin transatlantik”, tha Escobar në një intervistë dhënë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe.

Në Kosovë ka hyrë në fuqi që nga 1 shkurti një rregullore e re e Bankës Qendrore të Kosovës e cila parasheh që vetëm euroja të jetë valuta për kryerjen e pagesave me para të gatshme. SHBA-ja ka kërkuar shtyrjen e zbatimit të këtij vendimi, duke argumentuar se ai është miratuar pa konsultime paraprake dhe pa marrë për bazë ndikimet negative te komuniteti serb në Kosovë, që përdor valutën kombëtare të Serbisë. Escobar tha se mospërfillja e kërkesave amerikane vështirëson punën e SHBA-së që ta ndihmojë Kosovën në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare përfshirë Këshillin e Evropës, NATO dhe Bashkim Evropian.

“Sa herë që ne flasim për Kosovën me partnerët e tjerë, veçmas me ata që nuk e njohin atë, ata e shohin se Kosova nuk përmbush obligimet e saj të dialogut që është nën ombrellën e BE-së, që përfaqëson të gjithë BE-në. Prandaj, na bëhet e vështirë që të mbrojmë në çfarëdo mënyre argumentet e Kosovës, përfshirë anëtarësimin në BE dhe NATO, në Këshillin e Evropës dhe në shumë organizata të tjera”, tha Escobar.

Sipas zyrtarit të lartë amerikan, Kosova duhet të zbatojë marrëveshjen e arritur në dialogun e Brukselit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai tha se përmes këtij asociacioni, do të mund të zgjidhej edhe çështja e përdorimit të dinarit serb. Escobar tha se një zgjidhje për dinarin përmes Asociacionit, do të duhej të bëhej përmes një procesi transparent dhe në përputhje me ligjet e Kosovës. Më herët gjatë këtij muaji, ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka deklaruar se SHBA-ja mund të mos e trajtojë Kosovën si partnere, nëse ajo merr vendime pa u konsultuar me të. Pas kësaj deklarate të zyrtarit të lartë amerikan, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk po rrezikohet partneriteti me SHBA-në.

Por, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka thënë se vendimi i ndalimit të dinarit, veçse ka ndikuar në cilësinë e raporteve mes SHBA-së dhe Qeverisë së Kosovës. Ndërkaq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi më herët gjatë të premtes se se çështja e ndalimit të dinarit serb në Kosovë mund të zgjidhet brenda vendit dhe se ajo nuk është dashur të shkaktonte përplasje mes Prishtinës dhe aleatëve të saj. Shteti serb ndan miliona euro për serbët në Kosovë pasi ua paguan atyre në dinarë përmes një sistemi paralel – rrogat, pensionet dhe ndihmën shtesë. BQK-ja ka thënë se rregullorja do të zbatohet përmes një tranzicioni të lehtësuar, që do të zgjasë jo më shumë se tre muaj. Ndërkaq, nga ekzekutivi kosovar kanë thënë se së shpejti do të dalin me një listë prej dhjetë masash lidhur me mënyrat se si qytetarët të mos dëmtohen gjatë fazës kalimtare të zbatimit të vendimi./rel

Të Lidhura

I ftohti ekstrem në SHBA, shkon në 34 numri i të vdekurve
Bota

I ftohti ekstrem në SHBA, shkon në 34 numri i të vdekurve

28 Janar, 2026
“Bojkotoni Botërorin”, deklarata e bujshme e ish-presidentit të FIFA-s
Bota

“Bojkotoni Botërorin”, deklarata e bujshme e ish-presidentit të FIFA-s

27 Janar, 2026
Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues
Bota

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

27 Janar, 2026
Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën
Bota

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën

24 Janar, 2026
Kongresmeni amerikan paraqet projektligjin për ta bërë Grenlandën shtetin e 51-të
Bota

Kongresmeni amerikan paraqet projektligjin për ta bërë Grenlandën shtetin e 51-të

16 Janar, 2026
Koreja e Jugut: Kërkohet dënim me vdekje për ish-presidentin
Bota

Koreja e Jugut: Kërkohet dënim me vdekje për ish-presidentin

14 Janar, 2026

TË FUNDIT

I ftohti ekstrem në SHBA, shkon në 34 numri i të vdekurve
Bota

I ftohti ekstrem në SHBA, shkon në 34 numri i të vdekurve

28 Janar, 2026

Horoskopi ditor, 28 janar 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 28 janar 2026

28 Janar, 2026

Këshilli i Qarkut Korçë një hap i rëndësishëm drejt kujdesit dinjitoz për moshën e tretë
Aktualitet

Këshilli i Qarkut Korçë një hap i rëndësishëm drejt kujdesit dinjitoz për moshën e tretë

27 Janar, 2026

“Bojkotoni Botërorin”, deklarata e bujshme e ish-presidentit të FIFA-s
Bota

“Bojkotoni Botërorin”, deklarata e bujshme e ish-presidentit të FIFA-s

27 Janar, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com