InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Opinione

Alarmi “paraburgim”

10 Shkurt, 2024
in Opinione
A A
Alarmi “paraburgim”

Av. Brikena Bogdo

Është diskutuar, këto ditë,  amnistia e të burgosurve dhe e të paraburgosurve, pasi jemi në një tejmbushje të burgjeve. Ky është një sinjal i fortë, apo alarm për nivelin shumë të lartë të korrupsionit, në sistemin e drejtësisë. Përse e them këtë?

Kur filloi diskutimi për një reformim të sistemit të drejtësisë, besuam që do të ketë një purifikim, një katarsis në sistemin më të rëndësishëm të një shteti, që është drejtësia. Kanë kaluar disa vite,. Janë larguar gjyqtarë nga sistemi i korruptuar. Por, ende dëgjojmë skandale të paimagjinueshme në policinë gjyqësore, prokurori dhe gjykatë. Kam hasur një rast konkret, i cili është në paraburgim, për një dozë të vogël hashashi. Jashtë, gjyqësisht deklaron, që ka paguar deri në 2 milion lekë të reja, ndën dorë, por sërish nuk e nxjerrin nga burgu. Një rast tjetër, që kam denoncuar në media, është pjestar i një familjeje, së cilës, këta prokurorë e gjyqtarë, i kanë rrëmbyer toka dhe ndërtuan vila. Familjarët e të pandehurit kanë guxuar të denoncojnë këtë aferë në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në Veting. Në këmbim, hakmarrja ishte e pashmangshme.

Ajo që e vërteton korrupsionin e lartë, në drejtësi, është pikërisht numri shumë i lartë i të paraburgosurve. Përse kjo Prokurori, kjo Gjykatë dhe Shërbimi i Provës cënojnë brutalisht parimet themelore të jurisprudencës dhe të gjitha ligjet shqiptare?

Përpara disa vitesh, grupi i ekspertëve, të nivelit të lartë, që projektuan reformën në drejtësi, zbardhën botërisht, mekanizimin e korrupsionit në sistem, si dhe tarifat e ryshfetit për çështje të ndryshme penale, por edhe për emërimin në sistemin e drejtësisë.

Sipas analizës, për t’u emëruar në sistemin e drejtësisë tarifa shkon nga 100, deri në 300 mijë euro. “Duke qenë se shifrat që thuhet, se paguhen për këto pozicione janë marramendëse, është e natyrshme të besohet, se këta funksionarë të drejtësisë do të korruptohen për t’i rimarrë (dhe mundësisht shumëfishuar) ato. Të dhëna jo zyrtare, që qarkullojnë në publik tregojnë, se cikli i pagesave korruptive fillon me policinë gjyqësore, oficerë të korruptuar të cilët pranojnë pagesa për të shkatërruar provat, në vendin e ngjarjes. Më tej, prokurorë të korruptuar pranojnë pagesa, për të mos e filluar një çështje, ose për të mos ngritur akuzë (1 mijë, deri në 2 mijë euro, për çështje standarde). Vlen të veçohet perceptimi, në lidhje me shifrat që duket se paguhen, për të ndryshuar masën e sigurisë, nga paraburgim, në arrest shtëpie, ose detyrim paraqitje (60 mijë–80 mijë euro). Gjyqtarë të korruptuar zvarrisin caktimin e seancës së parë, ose kushtëzojnë vendimin përfundimtar (ndonjëherë edhe zbardhjen e vendimit), në pritje të ryshfetit”, thuhet në analizën e ekspertëve.

Pas reformës, në drejtësi, ku gjykatat jnë zbrazur nga gjyqtarët, a vazhdojnë këto tarifa? Fakti që 40 % e të dyshuarve janë në paraburgim vërteton që, sistemi është totalisht i korruptuar dhe prokurorët shantazhojnë me tarifa të larta, për tu paguar, nëse dëshiron ndryshim të masës së sigurisë.

Si paguhet një prokuror dhe gjyqtar ndën dorë? Rolin deçiziv e luan sekseri. Sipas analizës së ekspertëve, ryshfeti nuk jepet drejtpërdrejt, por me ndërmjetësinë e një personi të tretë. “Madje ka të dhëna se, disa gjyqtarë bëjnë lojë të dyfishtë, duke përfituar ryshfete nga të dyja palët. Sikur të mos mjaftonte kjo, shpesh, dhënia e ryshfetit nuk siguron rezultatin e dëshiruar. Në fakt, nuk mungojnë historitë nën zë, që tregojnë për avokatë (ose ndërmjetës të tjerë) të cilët e kërkojë ryshfetin, gjoja në emër të gjyqtarit, ose prokurorit, dhe e mbajnë për vete. Ndonëse jo e dokumentuar, situata në Shqipëri nuk duket fort e ndryshme edhe përsa iu takon formave konkrete të korrupsionit dhe mënyrës së dhënies/marrjes së përfitimeve të paligjshme.

Duket se tipikisht, ryshfeti nuk jepet drejtpërdrejt, por me ndërmjetësinë e një personi të tretë (fjala “sekser” përdoret rëndom në zhargon), ndonëse nuk përjashtohen kontaktet personale të të interesuarve me gjyqtarin, ose prokurorin. Shpesh, sekseri është një i afërt i familjes së gjyqtarit, ose prokurorit, një mik i përbashkët, ose një avokat”, thonë ekspertët. Si ndahen paratë? Analiza jep të dhëna edhe për ndarjen e fshehjen e parave të ryshfetit, mes palëve. “Në çdo rast, sekseri është një person që gëzon besimin e gjyqtarit, ose prokurorit për shkak të marrëdhënieve të vjetra private, ose kontakteve të qëndrueshme të punës. Në përgjithësi, ka të dhëna për një strukturë të mirëpërcaktuar të shifrave, që paguhen për shërbime të ndryshme. Madje, flitet edhe për ndarje të paracaktuar të përfitimit të paligjshëm, midis gjyqtarit/prokurorit dhe ndërmjetësit, ose personave brenda zyrës së gjyqtarit/prokurorit, të cilët duket se marrin një përqindje për lehtësimin e kalimit të ryshfetit, nga korruptuesi, tek i  korruptuari. Në çdo rast, palët në transaksionin korruptiv, shmangin telefonatat. Pagesat bëhen me para në dorë. Shpesh, përfitimet e paligjshme dërgohen jashtë vendit, ose iu jepen të afërmve/familjarëve të gjyqtarit/prokurorit, ose personave të tretë të besuar”, thuhet në studim.

Ajo që të bie në sy është zinxhiri korruptiv. Nëse një çështje merret nga një prokuror, dihet emri i gjyqtarit, që do ta gjykojë atë. Nëse do të kërkosh largimin e këtij gyqtari, dihet emri i gjyqtarit, që do të shqyrtojë kërkesën, i cili do ta rrëzojë këtë kërkesë.

Kjo është evidentuar edhe nga ekspertët, që tashmë i kanë bërë publike studimet e tyre. Ekspertët kanë arritur në konkluzionit se, pjesë e skemës së korrupsionit në gjyqësor janë edhe administratorët dhe kancelarët. “Ndonëse pagesat me para në dorë janë forma e preferuar, përfitimet e paligjshme duken se, marrin një mori formash të tjera, si p.sh. dhënia e mundësive për biznes, punësimi i të afërmve, falja, shitja fiktive, ose shitja me çmime të favorshme e pasurive të patundshme, si parcela toke, apartamente, në bregdet, etj.

Gjykatat dhe prokurorët nuk janë të vetmit aktorë të korruptuar, në sistem. Ka gjasa që, edhe administratorët dhe kancelarët të jenë pjesëmarrës në korrupsion. Rasti më i mundshëm ka të bëjë me shortin dhe caktimin e çështjeve për gjykim. Gjyqtarët janë ankuar publikisht, në analizat vjetore të gjykatave, se atyre nuk ju caktohen çështje “me përfitim”, ndërkohë që gjyqtarëve të preferuar iu jepen këto gjykime, rregullisht. Ka të dhëna që flasin për kryetarë gjykatash që, udhëzojnë administratorët e rrjeteve informatikë/kancelarët e gjykatave që t’u caktojnë çështje, gjyqtarëve të veçantë”, thuhej në analizë.

Departamenti Amerikan i Shtetit, në një raport të vitit 2017 shprehej se, ndjekja penale dhe veçanërisht gjetja fajtorë e zyrtarëve, që kanë kryer shkelje, ishte sporadike. Zyrtarët, politikanët, gjykatësit dhe persona me interesa të fuqishme biznesi ishin, shpesh, në gjendje të shmangnin ndjekjen penale. “Ndjekja penale e krimeve të niveleve më të larta nuk po ndodh, për shkak të frikës së hetuesve për hakmarrje, një mungese të përgjithshme burimesh dhe korrupsionit, brenda vetë gjyqësorit. Po ashtu thuhet se, politizimi i emërimeve në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese vunë në rrezik pavarësinë dhe integritetin e këtyre institucioneve”- thuhet në raport. Jami në vitin 2024, pas reformës në drejtësi. A po heton dhe gjykon SPAK nivelet më të larta të pushtetit, megjithëse korrupsioni po ulurin?

Gjykata Kushtetuese pas vendimeve kundër opozitës a mund të konsiderohet e pavarur dhe me integritet? Përgjigja është, Jo.

Kanë kaluar disa vite nga kjo analizë e ekspertëve. Por çfarë ka ndryshuar, që nga ai vit në sistemin gjyqësor, paçka se janë largaur nga  sistemi gati 200 gjyqtarë? Faktet tregojnë që ky korrupsion është ende shumë i lartë, pikërisht nga mbimbushja e burgjeve me të paraburgosur.

Duan ta lehtësojnë dënimin me burg me dënime alternative. Pikërishtt këtu qëndron thëmbra e Akilit. Tarifa që të ulet dënimi me dënime alternative, arrest në shtëpi, dënim më paraqitje, është shumë e lartë, nga 60, deri në 80 mijë euro.

Ajo që dallon lehtësisht janë gabimet proceduriale të Prokurorëve. Nuk i dinë ata procëdurat? Sigurisht që po,  por e dinë dhe shumë mirë, që askush nuk i kontrollon. Prokuroria shantazhon ose për interesa korruptive ose për interesa politike.

Rasti i SPAK-ut me ish-Kryeministrin Berisha, me gabime të rënda proceduriale tregon, se edhe ai institucion i lartë përdoret për shantazh politik. Në rastin e maxhorancës, SPAK-u po përdoret për shantazh brenda llojit. Përpara disa javësh, SPAK-u merr në pyetje Agron Nezën, për çështjen McGonigal. Pas shumë pak ditësh, po SPAK-u mësyn në zyrat e Bashkisë së Tiranës për çështjen e inceneratorëve. Më shumë se një hetim, që po thellohet dhe po vazhdon, tingëlloi  një shantazh, midis dy poleve të maxhorancës (si e cilësoi Ahmetaj, konfliktin për pushtet mes Ramës dhe Veliajt). Kjo tingëlloi një shantazh ku nëse njëri do hapë një cështje, do hapet edhe cështja tjetër.

Ministri i drejtësisë Ulsi Manja ngre alarmin për kostot miliona euroshe të të burgosurve, në vit. Në fakt ky është një konflikt i shtetit, me prokurorinë dhe gjykatat. Shteti zbras arkën e tij, ndërsa prokurorët dhe gjykatat mbushin xhepat, duke shantazhuar qytetarët, për interesa përfitimi pesonal, korruptiv. Kjo është një faturë e drejtpërdrejtë e taksapaguesve shqiptarë.

Të Lidhura

Nevoja për një opozitë reale!
Opinione

Nevoja për një opozitë reale!

22 Qershor, 2025
Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE
Opinione

Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE

30 Maj, 2025
“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”
Opinione

“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”

29 Maj, 2025
Martin Henze: Një monstruozitet ka ndodhur në Shqipëri
Opinione

Martin Henze: Një monstruozitet ka ndodhur në Shqipëri

17 Maj, 2025
Henze: Pritëm nga Rama pak më shumë inteligjencë dhe maturi, që zgjedhjet të mos manipuloheshin në përmasa si në Rusi
Opinione

Henze: Pritëm nga Rama pak më shumë inteligjencë dhe maturi, që zgjedhjet të mos manipuloheshin në përmasa si në Rusi

12 Maj, 2025
Henze: Koha e Ramës ka mbaruar, lojërat e tij nuk pranohen më ndërkombëtarisht. duhet të japë dorëheqjen para zgjedhjeve
Opinione

Henze: Koha e Ramës ka mbaruar, lojërat e tij nuk pranohen më ndërkombëtarisht. duhet të japë dorëheqjen para zgjedhjeve

8 Maj, 2025

TË FUNDIT

TRAGJIKE në Mat/ Gjendet i pajetë 23-vjeçari pranë liqenit të Shkopetit, babai e denoncoi të zhdukur mbrëmë
Aktualitet

TRAGJIKE në Mat/ Gjendet i pajetë 23-vjeçari pranë liqenit të Shkopetit, babai e denoncoi të zhdukur mbrëmë

9 Korrik, 2025

Të paaftë me një të rënë të lapsit! Rama kërkon shkarkimin e gjithë drejtorëve të Durrësit
Aktualitet

Të paaftë me një të rënë të lapsit! Rama kërkon shkarkimin e gjithë drejtorëve të Durrësit

9 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 9 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 9 Korrik 2025

9 Korrik, 2025

Ndodh në Tiranë/ Denoncimi i të riut, akuzon të dashurën: Më rrahu në makinë
Aktualitet

Ndodh në Tiranë/ Denoncimi i të riut, akuzon të dashurën: Më rrahu në makinë

8 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com