Nga Agron PREBIBAJ
Marash Lekndreaj ekselenti i shkollës së mesme Lekbibaj, vjen si poet.
Poezia për Pjeter Palin është një elegji e thur bukur me intonacione lirike epike ku evokohen tiparet burrerore të tij me një ritem malli dhëmbje dhe krenarie. Krahas mesazhit të njeriut punëtor e të zot, autori sjell edhe shtjellon bukur idenë e njeriut qe vjen dhe realizohet permes tradites, trashegimise se fisit natyres se bjeshkes, gjithçkaje të fisme.
Njerez të tillë ikin por lënë pas vlera, nje kujtim qe dhemb, një pasqyrë të ndritshme të jetës njerezore, ku duhet te shihen brezat e rinj.
Ky është një mesazh tjeter, kuptimesia e të cilit plotesohet me figurën shumedimensionale te Pjeter Palit.
Ndërsa mësova se familja e Gjon Kokërr Lekndreaj vjen me shkëlqim në punë, jetë, shoqëri, kulturë dhe sport.
Mësova se djali i Agron Lekndreaj në Itali, Ylli 13 vjeçar kampion në Karate, në Toscano në rripin e verdhë, po ashtu edhe djali i Ndoc Lekndreaj me banim në Athinë, Klaudio 15 vjeç, shpellet n/kampion në Bullgari.
Vërtetë një familje e shëndoshë në harmoni e krenar për njëri-tjetrin.
Vargje kushtue Pjeter Pal Prognit, ndarë nga jeta në tetor 2023
Jam ul sot n’maje t’nji guri,
Dy fjal me ja than njaj burri,
Pat le n’shpine ma t’mire t’katundit,
Fisnik i Salces Merturit.
Kur ksi djemsh paten linde nanat,
Bjeshkve t’bardha jan gzue zanat,
Jan gzue zanat e katundi,
A gzue djepi qe i perkundi.
Djal i rritun n’shpi te Tush Bales,
Ore e madhe n’katund t’salces,
Per bese, buke, pushke e trimni,
Sja pan pase kerkuj lakmi.
Aj Tush Bala pat lujt gishtin,
Pat qit pushk se i pan pre mikun,
Me gjak e pat la katilin,
Me nder veten, salcen, fisin.
Marash Tushi e Gjon Bala,
Si shqiponjat me dy flatra,
Komunizmin se duruen,
Drejt lirise fluturuen.
Si yll drite Pjeter Pali,
E pat Salca djal per s’mari,
I paster si qelibari
Kur ka qesh ka lulzue mali.
Hije i pat ibriku n’dore,
N’sofer burrash e nder dasmore,
Kur ka kndue kange maje krahit,
A shkri bora mi qaf t’agrit,
Kan ndal kangen zogjt e malit,
A ngjite njomza stanit gashit.
Te lumte goja i ka than katundi,
Zana n’bjeshk a que prej gjumi,
Permi thepa ka ndal dielli,
N’bjeshk e vrri ka ra ylberi.
Neper vepra pat rrit shtatin,
Murator e pat zanatin,
Rruga, Ura, Hidrocentral
e,
Me que diga permi male.
Me Kol Palin vllan e vet,
Si lisat qe prekun rete,
Kush ma mir Nikaj Merture,
Si qendisi toke e kulle,
Sofer, buke e bese zotit,
Me Tush Balen e rod mas rodit.
N’shpite ma t’mira t’dukagjinit,
Pan marr nuset rrexe diellit,
Moral t’nalt e me burrni,
Bashke kan rrit brezin e ri,
Djem e çika mrekulli,
Toke e troje kane pertri.
Nje dite vjeshte, nalt ne male,
Krejt u tha bari n’livadhe,
Vajtuen Zana e Shtojzovalle,
Rane kumon’t te kisha e madhe,
Ne FB rrjetet sociale
Lajm te dhimshem, dhan k’saj rradhe,
Pjeter Pali ka ndrrue jete,
Shkoj ne jeten e vertete.
Bjeshkve t’salces lotojn rete.
Nande bajrakt e dukagjinit,
N’gjam i erdhen k’ti Florinit,
Nande bajrake n’gjame I kan ardhe,
Ka myll jeten faqe bardhe.
Qysh at dite qe i mylli syte,
Shkoj te yjet me ba drite.
Marash Lekndreaj 24.01.2024.
Stanit gashit e n’kunora,
Ku ka kroje ftoft si bora,
E nder aha ngjitet njomza,
E me lule mushet livadhi,
Me Dragoj e Zana mali,
E ne zemra djege prej malli,
Rrnon mas vdekjes PJETER PALI.



