Nga Edlira Devolli LEKA
Në javën e parë të muajit dhjetor 2023,
Gaz Bardhi deklaroi në Opinion Tv Klan se posedonte një dosje të cilën do ta bënte publike.
Sipas Gaz Bardhit nformacionet e kësaj dosje ishin se si Olsi Rama u konsiderua person i paidentifikuar nga prokuroria. Në momentin kur prokurorët donin të hynin në sistemin TIMS për të marr të dhënat për përfshirjen e Olsi Ramës në laboratorin e kokainës Xibrakë, u vodhën të dhënat e sistemit TIMS.
Dakordësoi me Fevziun se do e publikonte një javë më pas.
Prita me kërshëri se ishte provë e fortë kundër kryeministrit.
Denoncimi nuk ndodhi as sot e kësaj dite.
Nuk është hera e parë që Gazi thotë se do bëj publike fakte dhe nuk i bën. Një herë për Kastratin, një herë për Ermonela Felaj… këtë për vëllezërit Rama, e mbeten fjalë.
Vetëm aksion opozitar nuk ka në këto veprime!
Në mos gjithë qytetarëve, demokratëve u detyrohet shpjegim!
Apo ka ndonjë seancë tjetër konsultimi me Palokën?