BOTA IME ..
Bota ime eshtë si qiell…
Her me re e her me diell.
Ben dhe Dimër, dhe Behar,
Ngrin si akull djeg si zjarr.
Bota ime mban thesar…
Jo diamante edhe ar…
Por plot dashuri e vlerë,
Brenda një shpirti të gjerë.
Bota ime në Univers
Si një Yll lindi e do vdesë.
Dhe pse n’erësirë u rrit,
Kërkon të lëshoj pak dritë.
Bota ime ulërin.
Po thërret, të kërkon ndihmë.
Po ja lidhin duar.., gojë,
Të mos flas të mos këndojë.
Poezi: -Ferdinand Shehaj