Nga Gjin Progni
Nuk mund të ndodhte ndryshe përveçse të vlerësohej në mënyrë dinjitoze intelektuali model, mësuesi kujdestar i maturës së parë në vitet 1985 – 1989 të Gjimnazit, sot “Tinka Kurti”, Nikaj Mërtur.
Martin GECI, si pjesë e botës intelektuale të Nikaj Mërturit, gjatë karrierës së tij të gjatë e me plot surpriza ishte mësues në shkollat Curraj Epër e Qeresh, Salcë e Brisë, shkollat e mesme, Lekbibaj, Llugaj e Cerrnicë.
Pas vitit të largët 1993 e në vazhdim, për tre dekada emërohet oficer në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, në fushën e hetmit dhe jo vetëm.
Në karrierën e tij brilante, në strukturat e rendit e sigurisë publike, filloi studimet në fakultetin Juridik dhe startoi në detyrën e hetuesit në Tiranë, viti 1993 me gradën policore, Kapiten i Parë e në vazhdimësi me ngjitje të vazhueshme në karrierë e gradë, nga Nënkomisar, Komisar, Kryekomisar e deri në gradën Drejtues.
Tridhjetë vite pune, në pozicione delikate për nga rëndësia, drejtues në disa komisariate policie, në vitin 2003 emërohet në Ministrinë e Brendshme, në dikaster, e më pas për vite me rradhë, në Prokurorinë e Tiranës, Prokurorinë për Krime të Rënda.
Pra Martini, me formim universitar fillimisht në mësuesi, me një kurrajo të jashtëzakonëshme, i pangopur për dije, kualifikohet në nivelet më të larta arsimore dhe në fushën ushtarako policore e jurisprudencë.
Qytetar me integritet e dinjitet të spikatur në çdo ditë të karrierës së tij, veçse i sukseshëm.
Më 13 Janar 2023, në përvjetorin e 110 të Policisë së Shtetit, në ceremoninë kryesore të organizuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Drejtori i Përgjitshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor z. Muhamet RRUMBULLAKU, i jep Kryekomisar Martin GECIT “Çertefikatën e Karrierës”.
Krenari për drejtues Martinin, që u përzgjodh me rastin e 110 vjetorit të Policisë së Shtetit Shqiptar, për të marrë nderim e vlerësim, por dhe krenar për Nikaj Mërturin, që ka një person të këtyre përmasave, si bir të vetin.
Aksiomë e devizë në punë e jetë e mësues Martinit, apo Drejtues Martinit kanë qënë: përkushtimi, profesionalizmi, integriteti e produkti deri në perfeksion.
Martin GECI hijeshon altarin e shenjtë të mbushur me yje të Nikaj Mërturit me thjeshtësinë deri në madhështi të tij.
Ai e naltëson nënëmadhen Nikaj Mërtur, që çdo ditë, qënga fillesa e deri më sot, ka lindur e lind veç yje, që jo vetëm kanë ruajtur të pastër prejardhjen e vlerat pellazgo-Ilire të shqiptarëve, por i kanë dhënë shumë kombit shqiptar në të gjitha fushat e jetës, e dijes kudo kanë jetuar e punuar.
Mirënjohje pa cak Nikaj Mërtur për bijët e bijat që ka lind e rritë.