InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pas paralajmërimit të Edi Ramës, jep dorëheqjen kryebashkiaku i Himarës, Gjergj Goro

23 Dhjetor, 2023
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Pas paralajmërimit të Edi Ramës, jep dorëheqjen kryebashkiaku i Himarës, Gjergj Goro

Dy ditë pas reagimit të Edi Ramës, kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Gjergji Goro, ka dhënë dorëheqjen. Burime të Lapsi.al mësojnë se dorëheqja është depozituar pasditen e djeshme te Prefekti i Vlorës.

Rama në reagimin e tij tha se “kryebashkiaku ende në zyrë nuk e ka legjitimitetin për të drejtuar bashkinë në mungesë të fituesit” dhe paralajmëroi “nevojën e daljes nga ky ngërç përmes ndërprerjes së vazhdimësisë së qëndrimit në detyrë të kandidatit humbës, bazuar në praktikat më të mira europiane për sigurimin e shërbimeve publike në bashkinë e Himarës”. Ky reagim i kryeministrit kënaqi edhe Athinën zyrtare. Ministri i Jashtëm grek, Gerapetridis e përshëndeti qëndrimin e Ramës si një akt për kapërcimin e tensionit të krijuar pas arrestimit të Belerit.

Himara pas dorëheqjes së Goros do të drejtohet ose nga një prej dy nënkryetarëve nga prefekti i qarkut ose nga një administrator i caktuar përkohësisht prej qeverisë. Pasi të ketë një vendim të formës së prerë nga gjykata do të vendoset edhe për fatin e Fredi Belerit, nëse do të betohet ose jo si kryebashkiak i Himarës apo do të shkohet në zgjedhje të reja.

Gjergj Goro ngjan të jetë një “kokë turku” e Edi Ramës për të balancuar krizën që ai shkaktoi me Athinën zyrtare pas arrestimit të Fredi Belerit.

Kujtojmë se presioni i Greqisë ndaj Shqipërisë për ta lejuar së paku të betohet si kryebashkiak, arriti kulmin me vendimin e Mitsotakis për të vendosur veto ndaj vijimit të negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Më herët Edi Rama ishte përjashtuar edhe nga një takim me liderët e Ballkanit Perëndimor që kryeministri i Greqisë kishte thirrur në Athinë.

Aktualisht duket se janë ezauruar të gjitha vendimet e gjykatave shqiptare për të lejuar Belerin të betohet si kryebashkiak i zgjedhur. Ndërkohë që vijon procesi penal ndaj tij për akuzën e blerjes së votave.

Të Lidhura

Lëvizja e Legalitetit thirrje Prefektes së Vlorës: Mos konfirmoni krijimin e ‘Vlora Invest Sh.p.k.’”
Aktualitet

Lëvizja e Legalitetit thirrje Prefektes së Vlorës: Mos konfirmoni krijimin e ‘Vlora Invest Sh.p.k.’”

2 Mars, 2026
Plagosja e dyfishtë me thikë në berberhane, arrestohet autori i dyshuar në Lezhë! Njerka e kishte denoncuar edhe për dhunë
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë me thikë në berberhane, arrestohet autori i dyshuar në Lezhë! Njerka e kishte denoncuar edhe për dhunë

1 Mars, 2026
Bëmat e Vangjel Tavos, 1.6 miliardë lekë për llambat e Himarës
Aktualitet

Bëmat e Vangjel Tavos, 1.6 miliardë lekë për llambat e Himarës

1 Mars, 2026
Fatkeqësitë natyrore, Shqipëria me sigurim minimal, vetëm 10 euro për frymë
Aktualitet

Fatkeqësitë natyrore, Shqipëria me sigurim minimal, vetëm 10 euro për frymë

1 Mars, 2026
Beniada Nishani hedh në gjyq RTSH-në: S’kam marrë rrogën prej 5-6 muajsh
Aktualitet

Beniada Nishani hedh në gjyq RTSH-në: S’kam marrë rrogën prej 5-6 muajsh

28 Shkurt, 2026
Rama e shkarkoi, Spiropali reagon me “kunj” për Ballukun
Aktualitet

Rama e shkarkoi, Spiropali reagon me “kunj” për Ballukun

27 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026

“Siç e do tradita e Big Brother VIP rikthehet dasma”/ Kush do të jetë çifti “bashkëshortor” në këtë edicion?
Show Biz

“Siç e do tradita e Big Brother VIP rikthehet dasma”/ Kush do të jetë çifti “bashkëshortor” në këtë edicion?

3 Mars, 2026

Marko Hoti shkëlqen në koncertin festiv “Gurra e Kurbinit” në Lezhë
Kulturë

Marko Hoti shkëlqen në koncertin festiv “Gurra e Kurbinit” në Lezhë

2 Mars, 2026

Lëvizja e Legalitetit thirrje Prefektes së Vlorës: Mos konfirmoni krijimin e ‘Vlora Invest Sh.p.k.’”
Aktualitet

Lëvizja e Legalitetit thirrje Prefektes së Vlorës: Mos konfirmoni krijimin e ‘Vlora Invest Sh.p.k.’”

2 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com