Nga Paulin Marku
1.Veprimtaria e politikanëve tanë sot në Shqipëri qëndron pak ndryshe, ata janë më të pabesueshëm se tregtarët matrapazë që nuk bëjnë biznes, por vetëm mashtrojnë qytetarët.
2.Politikanët sot janë gënjeshtar të klasit të parë, të pabesë që thurin vetëm kurthe për t’u ngjitur sa më lart në shkallët e hierarkisë pushtetare ,ndërsa popullin e kanë futur në dhomën e harresës.
3.Politikanët janë dembela dhe parazit që jetojnë e shëndoshen në kurriz të taksave të popullit dhe në bazë të korrupsionit që e krijojnë vetë apo ndermjet partnerëve të tyre ekonomik dhe politik
4.Politikanët nuk kanë punuar asnjë ditë dhe nuk punojnë fare, nuk djersiten duke punuar, nuk lodhen as fizikisht as mendërisht, ata rrinë e pasurohen vetëm mbi bazë të natyrës politike të tyre, në bazë të premtimeve boshe që bëjnë çdo ditë para qytetarëve dhe në bazë të maskave populiste që i ndërrojnë orë e çast.
5.Politikanët hipokritë çka thonë paradite, nuk thonë pasdite, çka pështynë sot, e lëpinë nesër, pa shtyllë kurrizore , të pabesë, të pamoralshëm dhe në shumë raste mjaft të dëmshëm për shoqërinë.
6.Politikanët 24 orë janë në shit-blerje, ata çdo moment mund të shiten dhe në çdo moment mund të blihen.
7.Paraja, posti dhe pushteti për ta janë nënë e babë, janë zot e perëndi, janë gjithçka.
8.Politikani ynë sot është bërë tregtari më i madh, shitësi më i paturpshëm i vetvetes,shitësi i popullit dhe i atdheut të tij. Ai shet gjithçka që i bjen në dorë me qëllim që të kënaq egon e tij, qefet e tij antinjerëzore ,për para, famë e pushtet.
9. Politikani jo vetëm që është një hipokrit, i cili gënjen natë e ditë, keqpërdor pozitën e pushtetin, por ai është në gjendje të tradhtojë popullin e atdheun, është në gjendje të vrasë shokët e tij dhe gjithkënd përrreth për të arritë qëllimet e tij të errëta e ç’njerëzore.
10.Ai mund të krahasohet vetëm me djallin dhe me askend tjetër.
Të gjitha të këqijat, dështimet e robëritë popullit dhe atdheut tonë, pikë së pari, i kanë ardhur dhe i vijnë nga liderët tanë politikanë të maskuar me maska shpirtërore dhe atdhetare .
11.Këto politikan hipokrit janë më të dëmshëm e më të rrezikshëm se armiku, sepse armiku dihet se është armik e pushtues, kurse politikanët tanë janë me maska, janë të pabesë dhe është e vështirë që të identifikohen, të demaskohen e të asgjësohen.
12.Edhe atëherë kur bëhet demaskimi i tyre, ose është vonë, ose tregohet mëshirë ndaj tyre dhe nuk marrin dënimin e merituar.
13.Dëmin e veprimtarisë së tyre antipopullore e antikombëtare prej të pabesi e tradhtari e paguan populli dhe atdheu.
Deri kur do të do t’ju shkoj tymi drejtë politikanëve hipokrit askush nuk e di, por vetëm një gjë dihet se, pasuria përkohësisht mund të jetë e tyre, por ……..!
Shqipëria është dhe do mbetet e shqiptarëve.