InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Argita Malltezi në Kuvendin Kombëtar të PD: Të kthehemi dhe të korrigjojmë gabimet, koha e aksionit për çdo njeri

2 Dhjetor, 2023
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Argita Malltezi në Kuvendin Kombëtar të PD: Të kthehemi dhe të korrigjojmë gabimet, koha e aksionit për çdo njeri

Ditën e sotme u mbajt Kuvendi Kombëtar i PD-së ku ishte e pranishme mes të tjerëve edhe vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Pjesëmarrja e vajzës së Berishës, Argita Malltezi ka tërhequr vëmendjen në punimet e Kuvendit Kombëtar. Ajo u shpreh se të drejtat politike janë thelbësore për ushtrimin e lirive ekonomike.

“Varfëria është rritur frikshëm e konkuron me krimin. Diku ne gabuam. Secili prej nesh u përpoq shumë dhe rendi drejt sigurisë ekonomike, por harruam një mësim të historisë të cilin e kemi përjetuar, të drejtat politike janë thelbësore për ushtrimin e lirive ekonomike. Nëse lejojmë kufizimin e tyre ne rrezikojmë të ri-biem në diktaturë të ngjashme me atë që kemi përjetuar. Me një dallim, sot ne n’a lejohet të lëmë gjithçka dhe të ikim. Të largojmë gjënë më të shtrenjtë, fëmijët tanë, gëzimin e vatrave tona, të ardhmen e vendit. Kjo nuk quhet zgjedhje, ky është nënshtrim, përdhosje e të drejtave tona.

Në vitet ’90 kam marrë pjesë aktive në të gjithë ngjarjet e lëvizjes së dhjetorit dhe muajve që pasuan, pa pasur asnjë qëllim angazhimi në politikë, dhe në fakt – për shkak të moshës – pa pasur as edhe pretendime ekonomike. Ajo që nuk mund të pranoja dhe që më bënte absolutisht të vendosur në qëndresën time ishte mohimi i lirive politike, e drejta e fjalës, e drejta e mendimit ndryshe, e zgjedhjes së mënyrës së jetesës, e shkollimit, e drejta e besimit. Ne e refuzuam këtë sepse donim të jetonim si njerëz të lirë, me dinjitet. Ne hymë në grevë urie për heqjen e emrit të Enver Hoxhes nga UT, si një provë force ndaj rregjimit dhe fituam. Ne pra, ishim brezi që ditëm të qëndronim dhe fituam ndaj diktaturës më të egër të lindjes. Fituam sepse guxuam! Sepse qëndruam! Sepse u bëmë bashkë!”

Ndër të tjera gjatë fjalës së saj vajza e Berishës u shpreh se në emër të misionit prindëror, duhet t’a bëjmë këtë betejë për fëmijët tanë.

“A është detyra jonë që sot edhe një here, në emër të misionit prindëror, t’a bëjmë këtë betejë për fëmijët tanë? T’u mësojmë atyre qëndresën ndaj të keqes, përballjen me dinjitet. Për t’u dhënë një trashëgimi që do t’u vlejë pavarësisht vendit ku do jetojnë. Nëse sot shpresa është vrarë, është detyra jonë t’a kthejmë atë. Të tregojmë se ikja nuk është zgjidhja, se njeriu mund të arrijë çdo majë nëse beson, të mundë çdo të keqe nëse qëndron dhe guxon. Fëmijët tanë shkojnë në vende ku punësimi, shëndetësia, shkollimi ofrojnë siguri, por ne nuk duhet t’a lëmë shtëpinë e tyre të shkretohet. Kjo tokë është trashëgimia e tyre me ligjin natyror ajo që u ka dhënë Zoti kur erdhën në këtë botë. Ata mund të bëhen më të pasur e më të zotë atje ku janë, por kjo mbetet shtëpia e tyre. Eshtë detyra jonë të mbajmë hapur shtëpinë për ta.”

Në fjalën e saj, Malltezi tha se është koha që demokratët të ringrihen edhe një herë e të korrigjojnë gabimet e së shkuarës.

“Të kthehemi dhe të korrigjojmë gabimet tona, të rregullojmë atë që u prish edhe nga indiferenca jonë ndaj së keqes. Që një ditë, kur ata të kthehen t’a gjejnë shtëpinë e tyre mikpritëse dhe ftuese. Kjo kërkon që ne të ngrihemi dhe një here, tashmë jo më për vete, por për fëmijët tanë. Partia Demokratike ka qenë gjithnjë parti e frymës. Ndaj unë kam besim se në radhët e anëtarëve dhe simpatizantëve të saj, më shumë se kudo tjetër, ka idealistë që, njësoj si 30 vite më parë, kanë brenda vetes forcën dhe motivimin për t’u ngritur dhe për të bërë ndryshimin. Jam e bindur se nevoja për të risjellë ligjshmërinë dhe shpresën tejkalon interesat politikë dhe është tashmë kërkesë e të majtëve dhe të djathtëve. Sot është koha e aksionit për çdo njeri.”

Argita Berisha ndër të tjera tha: Ju që keni ngritur familjet tuaja, bashkoni forcën tuaj në aksionin politik të Partisë Demokratike që të ngremë dhe një here së bashku të ardhmen e Shqipërisë dhe të kthejmë shpresën nën kulmin e saj. Si njëra prej jush unë unë e di forcën që ju mbartni, energjinë që ju përcillni. Unë e di se me ndihmën e Zotit, nuk ka qëllim që njeriu nuk mund t’a arrijë, nuk ka të keqe që ne nuk e mundim dot.

Të Lidhura

MOTI bën kthesë/ Ulen temperaturat, në këto zona priten reshje shiu
Aktualitet

MOTI bën kthesë/ Ulen temperaturat, në këto zona priten reshje shiu

15 Gusht, 2025
Ambasada e SHBA-së thirrje për qytetarët amerikanë: Shmangni zonat e rrezikuara nga zjarret
Aktualitet

Ambasada e SHBA-së thirrje për qytetarët amerikanë: Shmangni zonat e rrezikuara nga zjarret

13 Gusht, 2025
Tirana rrethohet nga zjarret
Aktualitet

Tirana rrethohet nga zjarret

12 Gusht, 2025
Raporti i Avokatit të Popullit: Pati shkelje të të drejtave të njeriut gjatë ndalimit të Metës
Aktualitet

Raporti i Avokatit të Popullit: Pati shkelje të të drejtave të njeriut gjatë ndalimit të Metës

11 Gusht, 2025
I vihet tritoli ndërtesës fantazmë në Vlorë, 32 kg lëndë plasëse
Aktualitet

I vihet tritoli ndërtesës fantazmë në Vlorë, 32 kg lëndë plasëse

11 Gusht, 2025
MOTI I DITËS, e diel 10 gusht 2025: Temperatura përvëluese deri në 42 gradë C
Aktualitet

MOTI I DITËS, e diel 10 gusht 2025: Temperatura përvëluese deri në 42 gradë C

10 Gusht, 2025

TË FUNDIT

MOTI bën kthesë/ Ulen temperaturat, në këto zona priten reshje shiu
Aktualitet

MOTI bën kthesë/ Ulen temperaturat, në këto zona priten reshje shiu

15 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e premte 15 Gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e premte 15 Gusht 2025

15 Gusht, 2025

TË RIKTHEHEMI TEK LAPSI DHE LETRA/ PËRFITIMET E TË SHKRUARIT ME DORË
Të ndryshme

TË RIKTHEHEMI TEK LAPSI DHE LETRA/ PËRFITIMET E TË SHKRUARIT ME DORË

14 Gusht, 2025

Vjen lamtumira, Vuçiç heq dorë nga pushteti i pakufizuar: Nuk jam diktator!
Bota

Vjen lamtumira, Vuçiç heq dorë nga pushteti i pakufizuar: Nuk jam diktator!

14 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com