InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

“Si dy shpia, me një oborr”/ Krahina e Nikaj -Merturit, ” Nderi i Kombit”, perla e Tropojës

28 Tetor, 2023
in Artikuj, InfoPress
A A
“Si dy shpia, me një oborr”/ Krahina e Nikaj -Merturit, ” Nderi i Kombit”, perla e Tropojës

Nga, Gjon NEÇAJ

Nikaj -Merturi është mbase rasti më unikal i bashkëjetesës së dy fiseve të ndryshme pa lidhje gjaku me njeri-tjetrin, të ardhur nga drejtime të ndryshme prej shekujsh, të shkrirë në një popull, me një kulturë, me një traditë, në një bashkëjetesë të lakmueshme.
Këtë e tregon më së miri fakti se këdo që të takosh nga kjo zonë në çdo anë të botës ku ai ndodhet, banor apo me origjinë nga Nikajt apo Merturi, dhe ta pyesësh se nga je, nuk do të përgjigjet as nga Nikajt e as nga Merturi, por “jam nga Nikaj- Merturi”.

Mark Mitri i Nikajve, ndjesë pastë, lahutar me famë dhe gjamatar i njohur, e ka përcaktuar më së miri bashkëjetesën e këtyre dy fiseve, kur një dukagjinas në Shkodër e pyeti për fiset e Nikaj Merturit se “çka është puna e juaj, a jeni një a dy fise, se cilindo të pyesësh prej jush, thotë se jam nikajmerturas”, e Marku “këmbadoraz” ia kthen përgjigjen duke i thënë se Nikaj e Merturi janë dy fise, por “janë si dy shpia në një oborr”. Risultato immagini per Nikaj -Merturi: është krahina më e veçantë e Alpeve Shqiptare, sepse nga do që ta vështrosh, nga qafat dhe luginat, nga bjeshkët dhe nga vrrini, mahnitesh nga peisazhe të mrekullueshme, të cilat vetëm Zoti mund t’ia falë.

Nëse të jepet rasti t’i hedhësh një vështrim kësaj “nahije”, në secilën stinë nepërmjet pamjeve mahnitëse, do të kuptosh se natyra ka mrekullinë e saj midis këtyre maleve.
Në Nikaj- Mertur, edhe brenda një dite vere mund t’i përjetosh të katër stinët përnjeherësh, dimrin nga majëmali, ku bora nuk shkrihet kurrë; më poshtë vjeshta e natës bjeshkatare; pranvera me lulnajën që s’thahet asnjëherë por ylberon në rudinat alpine; e më poshtë vera e nxehtë që lagështitet nga liqeni i Komanit.

Nikaj- Merturi është krahina më interesante e Shqipërisë, bazuar në mundësitë e shumta për zhvillim me një prapambetje relative: nga ashpërsia natyrore e terrenit, me butësinë hyjnore të peisazhit, e kaluara e lavdishme dhe e padiskutueshme, e sotmja e diskutueshme me shumë anë të të njëjtit realitet, nga traditat që mbart dhe vlerat kombëtare të prodhuara ndër shekuj, nga veçoritë klimaterike dhe pasuritë e mëdha, bijtë e bijat që ka nxjerrë si dhe nga doket, zakonet e karakteristika të tjera që janË ruajtur dhe ruhen nga brezi në brez e përcillen deri në ditët tona.

Të Lidhura

Për Gjergjin, që vdiq në shtratin e tij pa e prerë shpata e armikut
Artikuj

Për Gjergjin, që vdiq në shtratin e tij pa e prerë shpata e armikut

17 Janar, 2026
STRATEGJIA E DREJTIMIT TË QENDRËS KOMBËTARE TË LIBRIT DHE LEXMIT
Artikuj

STRATEGJIA E DREJTIMIT TË QENDRËS KOMBËTARE TË LIBRIT DHE LEXMIT

8 Janar, 2026
Nedion Marku ekspert i krimit kibernetik : e-Albania po shfaq rreziqe serioze për funksionimin e shtetit online
Artikuj

Nedion Marku ekspert i krimit kibernetik : e-Albania po shfaq rreziqe serioze për funksionimin e shtetit online

29 Dhjetor, 2025
Metodat e të punuarit të mësimdhënies pas rikthimit nga pushimet dimërore në arsimin e mesëm të lartë (AML)
Artikuj

Metodat e të punuarit të mësimdhënies pas rikthimit nga pushimet dimërore në arsimin e mesëm të lartë (AML)

29 Dhjetor, 2025
Nga Denada Isa: Mësimdhënia është art dhe të tillë e ben mësuesi
Artikuj

Nga Denada Isa: Mësimdhënia është art dhe të tillë e ben mësuesi

22 Nëntor, 2025
Rëndësia dhe zbatimi i elementeve socialë në zhvillimin e empatisë në shkolla
Artikuj

Rëndësia dhe zbatimi i elementeve socialë në zhvillimin e empatisë në shkolla

2 Tetor, 2025

TË FUNDIT

Call Center-t mashtrues/ Investigimi i “Le iene” merr më qafë motrën e Taulant Ballës, antimafia italiane i sekuestron miliona euro në zyrë
Aktualitet

Call Center-t mashtrues/ Investigimi i “Le iene” merr më qafë motrën e Taulant Ballës, antimafia italiane i sekuestron miliona euro në zyrë

17 Janar, 2026

Rama mbledh sot kryebashkiakët në Golem
Aktualitet

Rama mbledh sot kryebashkiakët në Golem

17 Janar, 2026

Edi Rama mbetet pa fjalë në Abu Dhabi, Presidenti Al Nayan e nderon me medaljen më të lartë të Emirateve
Aktualitet

Edi Rama mbetet pa fjalë në Abu Dhabi, Presidenti Al Nayan e nderon me medaljen më të lartë të Emirateve

17 Janar, 2026

Për Gjergjin, që vdiq në shtratin e tij pa e prerë shpata e armikut
Artikuj

Për Gjergjin, që vdiq në shtratin e tij pa e prerë shpata e armikut

17 Janar, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com