Nga Axhela KOLA
Rritja e rrogave në Shqipëri është një temë e rëndësishme për shumë njerëz. Në vitet e fundit, ka pasur disa përmirësime në nivelin e pagave në disa sektorë të ekonomisë.
Megjithatë, ende ka sfida për të siguruar rritje të qëndrueshme dhe të drejtë për të gjithë punonjësit.
Llogaritni sa të ulëta janë mbajtur pagat e punonjësve nga sipërmarrësit shqiptarë në shërbime dhe prodhim ndër vite , që tani duhet të bëjnë rritje të detyruar pagash, të cilat jo vetëm vonohen por tregojnë një qasje mizore ndaj kapitalit njerëzor!
Kulmi i mjerimit në trajtimin e kapitalit njerëzor është momenti kur shefi shqiptar, thuajse gjithmonë rastësisht në biznes, i thotë punonjësit që po ikën nga puna: Do të rris rrogën!
ose më kriminalja:
Sa e do rrogën që të mos ikësh?
Në këtë moment duhet të zhdukesh menjëherë, sepse që në momentin që ulesh dhe të gënjehesh nga një mashtrues i tillë, pas një muaji do të hedhë në rrugë!!!
Pasi e kemi degdisur në këtë derexhe dhe ikja është shpëtim për fuqinë punëtore, e cila skllavërohet modernisht, tashmë mund të thuhet se cdo politikë implementuese në frenimin e largimit të kapitalit njerëzor është e vonuar dhe jo efikase, duke ditur që zbrazja e vendit ka ndodhur dhe rikthimi është proces që lidhet me shumë situata, kryesisht me përmirësimin dhe rregullimin e tregut të punës përmes një standardi legjislativ të shëndetshëm që mbron kapitalin njerëzor dhe jo shfrytëzuesit e tij.











