Nga, Agron PREBIBAJ
Për mëse një shekull truri i kombit shqiptar, madje vetë kolosët tanë kanë emigruar drejt përendimit, kjo jo për luks, por më shumë mos përballja me trurin e klaneve politike të kohës, të cilat intelektualin e konsideronin si disident e armiqësor i politikës, të cilëve më parë ju thuhej edhe bythpambuk, frigacak, por sot kombi me ata krenohet, ata të para viteve ’90-të i ka pishtarët për lirinë e kombit tonë, ata nga Amerika e Brukseli etj, me shikim e gjithçka për kombin.
Por akoma sot pas 33 vite demokraci, vëndi me pasuritë e jashtëzakonshme e cila nisën me 450 km vijë detare, me fusha, me kodra, male, me thesarin nëntoksor që nga minikodrat e myzeqesë, thesar nëntoksor i kudo ndodhur në veri, por vazhdon në kodra e male, deri në alpet shqiptare, duke specifikuar edhe turizmin detarë e promovuar fort atë malor.
Por sot Shqipria ndodhet nën hemoragji totale të elitës kombëtare, po na ikën truri i kombit, po na ikën rinia, duke parakaluar çdo vënd ballkanik.
Sot në Shqiperi, si në asnjë vend të Europës, kultura qytetare dhe profesionaliazmi, janë të urryerit e të sulmuarat nga klasa jonë politike, ndaj dhe largimi për të rinjēt u bë detyrim ose burg në Shqiperi për një shkelje të çfarë’doshme, ndërsa rrjedhja e trurit nga intelektuali që braktis vëndin vjen përballë mospëfilljes që bën zyrtari shqiptar ndaj qytetarit.
Po doktori i ekonomisë z.Sokol Frroku, çfarë kishte që iku familjarisht në Amerikë; mirë se erdhi me 8 vite vonesë në universitet, pasi ishte familje bajraktari-antikomuniste, por ai qysh student “Pishtarë i demokracicë”, por pasuron me bollek diplomimin universitar; atë të Agronomisë, Juridikut, për ta pasuar me fakultetin e Ekonomikut i cili merr edhe titullin dr.i shkencave dhe pedagog që nga viti 2008.
Dr.Sokol Frroku në ekonomi, por edhe me zyrë ligjore si avokat, eksperti ekonomik e ligjor i Ministrsë se Shëndetësisë & Ekonomisë, pedagogu nga 2008- 2018-të, braktis gjithçka familjarisht, përtej Oqeanit, emigrim i cili më ka befasuar, pasi Dr.Frroku kishte të ardhura të mira, e një shtëpi vilë në Tiranë.
Ndërsa biseda e pyetja ime e vetme për dr.Sokol Frroku vjen, përse ti e more këtë vëndim, a ju vjen keq që po na ikën truri i kombit:
Ndërsa zoti Frroku vazhdon përgjigjen me xhentilesën e tij: –
“Ka qënë një vëndimmarrje mjaft e vështirë, kur investon vitet me te bukura dhe me vitale te jetës në atë vënd që Zoti e ka bërë të mrekullueshem, dhe një ditë detyrohesh ta braktisesh për faktin se politikat denigruese të bëjnë të ndihesh i huaj në vëndin tënd.
Realisht me vjen shumë keq jo vetem për vete, por dhe për mijra intelektualë të tjerë që në një menyre ose në një tjeter, te diktuar nga keq menaxhimi i qeverisjes se vendit, niveli i ulet i sigurise publike, korrupsioni dhe krimi i organizuar e lëne Shqiperine duke gjetur nje strehë tjeter për të ndertuar të ardhmen e tyre.
Eshte tronditese kur shikon shifrat e emigrimit te trurit nga Shqiperia te publikuara nga
“FDI Intellegjence”.
Shqiperia renditet e 8-ta ne rang global. Ajo është i vetmi vend jashte Afrikes per nivelin më të lartë të emigrimit të trurit, duke u krahasuar me Xhamajken, Palestinen, Somaline e Haitin.
Ikja e trurit ndikohet gjersisht nga presionet politike dhe ekonomike.
Unë mendoj se askush nuk iken me deshire nga vendi i tij duke lënë të afermit, miqtë, shoket, profesionin per te cilin investohet aq shume, por eshte sistemi politik i ndertuar dhe korrupsioni qe ka mberthyer çdo qelize te ekonomise se vendit, papunsia dhe mungesa e besimit qe e bejne rinine dhe intelektualet te ikin ne vende te ndryshme, atje ku mendojne se ndihen te vlersuar e mbase dhe te plotesuar.
Po tu referohemi shifrave te INSTAT-it, 43 mije te rinj dhe intelektual u larguan nga Shqiperia vetem ne vitin 2022.
Ky fenomen tashme eshte kthyer ne plage sociale per vendin.
Largimi i intelektualve dhe sidomos rinise ka pasoja te renda dhe te pa riparueshme.
Shqiperise po i iken pjesa me e mire e kapitalit njerezor, lokomotiva e zhvillimit social dhe ekonomik te vendit.
Edhe ikja e njerzve te arsimuar do te kete nje kosto te jashtezakonshme ne progresin ekonomik dhe social te vendit. Por kur te mungojne kushtet per te zhvilluar karrieren dhe per te ndjekur vokacionin tend nuk te mbetet gjë tjeter vetem te largohesh.
Çdo person qe ka emigruar po ta pyesesh te thote se ka deshire per tu kthyer sa me shpejt ne vendin e tij por me shprese qe te kete stabilitet politik dhe ekonomik, me shume siguri, me pak korrupsion e me shume barazi”. Kështu ka përfunduar prof. Frroku me opinion e tij të argumentar edhe me shifra.











