InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Përkujtohet Migjeni, shkrimtari që shkroi për të varfrin, malësorin…

13 Tetor, 2023
in InfoPress, Kulturë, Të ndryshme
A A
Nga Sokol Gjoni: Harresë që vjen përmes “Flamujve”

Migjeni, shkrimtari i njohur i letërsisë shqipe, përkujtohet sot në 112-vjetorin e lindjes. Ai konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të lexuar e më të rëndësishëm të shekullit të 20-të.

“Migjeni, ky uragan që tronditi krijimtarinë e viteve ’30 të shek. XX dhe mbeti një zë unik edhe pas shuarjes së tij të shpejtë”, shkroi ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti. Së bashku me datëlindjen e Dritëro Agollit, edhe ky përvjetor i Migjenit, janë arsyet pse tetori është pagëzuar si një muaj i librit dhe leximit.

Migjeni lindi në Shkodër, më 13 tetor 1911, në një familje të varfër qytetare. Pasi kreu shkollën fillore në qytetin e lindjes, në vitet 1928-1932 ndoqi mësimet e mesme teologjike në Manastir. Në vitet 1933-1937 punoi si mësues filloreje në Vrakë, Shkodër dhe në Pukë. Kjo është edhe koha kur zhvilloi veprimtarinë e tij letrare.

Migjeni kaloi nga një romantizëm revolucionar në realizëm kritik. Atë e indinjonte së tepërmi hendeku i pabarazisë midis klasave. Kjo e shtyu të shkruante për varfërinë e thellë të viteve kur jetoi. Njihen: “Bukën tonë të përditshme falna sot”, “Bukuria që vret”, “Mollë e ndalueme”, “Legjenda e misrit”, “A don qymyr zotni ?”, etj. Ai i përkrahte idetë revolucionare për të ndryshuar vendin.

Heronjtë e veprave të tij më të mira ishin të papunë që rropateshin gjithë ditën për të nxjerrë kafshatën e gojës. Ishin malësorë që qëndronin në zgrip të jetës. Kishte edhe të mjerë që nuk u kishte ecur në jetë. Aso që ishin flakur jashtë shoqërisë.

Poezia e Migjenit solli në letërsinë shqipe një problematikë të re. Solli jetën e shtresave të varfra të shoqërisë shqiptare. Ai u fokusua në temën e mjerimit e të pasojave të tij morale. Kerkonte ndryshimin, lindjen e një bote tjetër, më të mirë e më të drejtë.

Ndërsa proza rrëfimtare e Migjenit (“Studenti në shtëpi”, “Bukën tonë të përditshme falna sot”; “Historia e njenës nga ato…”, “Të çelen arkapijat”), megjithëse nuk u botua sa ishte në jetë, ishte shprehje e drejtpërdrejtë e nevojës që ndjente procesi letrar i kohës për të braktisur vizionet romantiko-sentimentaliste dhe idhujt e vjetruar.

Vepra e tij sfidonte në çdo pikëpamje; ajo ishte shprehje e shqetësimeve të mundimshme të jetës shpirtërore shqiptare që ftonin për të përfytyruar një shoqëri njerëzore në të cilën individi, i njohur dhe i kuptuar së fundmi, do të realizohej plotësisht në të gjitha ndërlikimet e tij ekzistenciale.

Migjeni u nda nga jeta në moshë të re, më 26 gusht të motit 1938, i sëmurë prej tuberkulozit.

Të Lidhura

Poezi nga Sokol Gjoni: Kosovë, Feniksi i Lirisë
Kulturë

Poezi nga Sokol Gjoni: Kosovë, Feniksi i Lirisë

17 Shkurt, 2026
Sokol Gjoni: Poezia e Klodiana Çobos, dëshmi e pjekurisë së vonuar të dashurisë
Kulturë

Sokol Gjoni: Poezia e Klodiana Çobos, dëshmi e pjekurisë së vonuar të dashurisë

16 Shkurt, 2026
AMANETI I FAIK KONICËS QË KOMUNIZMI JA MBAJTI PENG PËR 50 VJET
Të ndryshme

AMANETI I FAIK KONICËS QË KOMUNIZMI JA MBAJTI PENG PËR 50 VJET

29 Janar, 2026
’Jeto dhe jetën time po e deshe, eja dhe merre, veç jeto’
Kulturë

’Jeto dhe jetën time po e deshe, eja dhe merre, veç jeto’

23 Janar, 2026
“Zëri i arsimit dhe i të rinjve”/Urim për kolegen dhe bashkëpunëtoren tonë, Denada Isa-Dapellari
Të ndryshme

“Zëri i arsimit dhe i të rinjve”/Urim për kolegen dhe bashkëpunëtoren tonë, Denada Isa-Dapellari

20 Janar, 2026
Alis triumfon në Fest 64, ‘Nân’ do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026
Kulturë

Alis triumfon në Fest 64, ‘Nân’ do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026

21 Dhjetor, 2025

TË FUNDIT

“Rama nuk shpëton dot, as me ligj dhe as pa ligj”- Berisha nga Kruja: Po mban shqiptarët peng prej 3 muajsh, për të…
Aktualitet

“Rama nuk shpëton dot, as me ligj dhe as pa ligj”- Berisha nga Kruja: Po mban shqiptarët peng prej 3 muajsh, për të…

18 Shkurt, 2026

Poezi nga Sokol Gjoni: Kosovë, Feniksi i Lirisë
Kulturë

Poezi nga Sokol Gjoni: Kosovë, Feniksi i Lirisë

17 Shkurt, 2026

Shpëtim Axhami uron Pavarësinë e Kosovës: Sakrifica e dëshmorëve, themel i lirisë dhe shtetit
Aktualitet

Shpëtim Axhami uron Pavarësinë e Kosovës: Sakrifica e dëshmorëve, themel i lirisë dhe shtetit

17 Shkurt, 2026

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com