Manchester City pëson disfatën e parë në këtë sezon. Skuadra e Guardiolas u mposht në transfertë ndaj Wolverhampton me shifrat 2-1.
Vendasit kaluan të parët në avantazh, ndërsa City barazoi përkohësisht shifrat në pjesën e dytë.
Por vendasit do të shënonin sërish duke i shkaktuar kështu Cityt humbjen e parë në kampionat.
Manchester United humbi në shtëpi përballë Crystal Palace me shifrat 0-1. Golin vendimtar për miqtë e realizoi Andersen në minutën e 26’.
Arsenal nuk gaboi në transfertë përballë Bournemouth duke fituar me shifrat 0-4.