InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Pranimi i fajësisë në Washington prodhoi pafajësi në Tiranë!

23 Shtator, 2023
in InfoPress, Opinione
A A
Pranimi i fajësisë në Washington prodhoi pafajësi në Tiranë!

Nga Besart LOGU

Pranimi i fajësisë në Washington prodhoi pafajësi në Tiranë!

Ashtu siç pritej, për ish kreun e FBI të New Yourk, edhe çështja në Washington u mbyll me pranim të fajësisë. Akt ky sa procedurial që i lehtëson pozitat penale aq edhe profesional që ruan integritetin e institucionit ku punoi, duke shmangur kështu një gjykim normal, me prova e dëshmitarë, që për opinionin publik, atë shqiptar e amerikan, do të shërbente si lëndë e parë për të denigruar punën dhe goditur besueshmërinë e një prej institucioneve më serioze në SHBA, FBI.

Si gjithmonë, mediat tona, ato pranë pushtetit dhe të familjes Berisha, i shkojnë tangent të vërtetës. Të parat shprehen se McGonigal u dënua vetëm për mosdeklarimin e 225 mijë dollarëve. Pa përmendur se kush ia dha këto para dhe në funksion të çfarë. Ndërsa grupi i dytë, bën përgjegjës Edi Ramën se është investuar për të dëmtuar opozitën, pa përmendur emrin konkret të Lulzim Bashës, si qëllim i parë dhe i vetëm i iniciuesit të kësaj historie, madje pa përmendur asnjë nga bashkëpuntorët e tij në këtë skandal, as personin A dhe as personin B, lidhje të hershme të politikanit SB dhe atij IM.

Fatmirësisht, integriteti i institucioneve amerikane dhe aftesia e tyre për të dalë mbi palët, bëri që të zbardhet e vërteta të cilën nuk e zbuloi dot as Mother Jones, as prokuroria shqiptare e as Komisioni Mandia. Hetime këto që u ngritën më tepër për të përforcuar akuzat politike sepse akuzave penale nuk i shkonin dot deri në fund. Jo se nuk kishin çfarë të zbulonin por do të zbardhnin skemën e plotë të këtij skandali të paprecedentë.

Sot, i madh e i vogël, kushdo që përdor një minimum logjike, ka kuptuar se çështja McGonigal ishte një tentativë e Edi Ramës për të izoluar ndërkombëtarisht Lulzim Bashën duke stisur një hetim me prova të parafabrikuara nga Neza i Berishës dhe nga Duçka i Metës. “Lobimi rus”, akuzë e artikuluar nga taulantballët e politikës shqiptare, rilindas e foltorist, rezultoi një fluskë sapuni. Retorikë tipike e politikës së tranzicionit, model të cilin Lulzim Basha ka marrë përsipër ta luftojë. Pranimi i fajësisë nga ana e McGonigal, çka sjell si pasojë pafajësinë e Lulzim Bashës për çështjen e ndikimit rus, padiskutim duke rrëzuar edhe akuzat berishiste për pengmarrje nga Rama, janë gurëthemeli dhe baza morale e rikthimit të Lulzim Bashës në politikën aktive duke u ofruar si alternativë qeverisëse.

Të Lidhura

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026
Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet
Opinione

Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet

15 Shkurt, 2026
Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”
Opinione

Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”

10 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Digjet një apartament në Gjirokastër, ndërhyjnë tre mjete zjarrfikëse
Aktualitet

Digjet një apartament në Gjirokastër, ndërhyjnë tre mjete zjarrfikëse

14 Mars, 2026

Ditë Vere mes gjelbërimit: Parku i Viroit destinacioni i preferuar i qytetarëve
Aktualitet

Ditë Vere mes gjelbërimit: Parku i Viroit destinacioni i preferuar i qytetarëve

14 Mars, 2026

Parku i Viroit mbushet me vizitorë për festimin e Dita e Verës
Aktualitet

Parku i Viroit mbushet me vizitorë për festimin e Dita e Verës

14 Mars, 2026

Sot ‘Dita e Verës’. Gjithçka rreth festës që bashkon të gjithë shqiptarët!
Aktualitet

Sot ‘Dita e Verës’. Gjithçka rreth festës që bashkon të gjithë shqiptarët!

14 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com