InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Horoskopi, e shtunë 23 shtator 2023

23 Shtator, 2023
in InfoPress, Opinione
A A
Ja cilat janë 3 shenjat më të qëndrushme në një lidhje

Dashi

Të dashuruarit do kalojnë një ditë të mbushur me debate. Xhelozia do jetë pika më e dobët e tyre. Beqarët do kenë vetëm mundësi për takime dhe aventura kalimtare, asgjë më tepër sesa aq. Do ju duhet ende të presin për të gjetur personin që kanë ëndërruar. Në planin financiar do jeni me fat.

Demi

Nëse doni që lidhja juaj në çift të shkojë më së miri, duhet t’i shtoni dozat e fantazisë. Provoni gjëra të reja për ta larguar sa më parë rutinën “vrastare”. Beqarët do ndihen mjaft mirë ashtu si janë dhe nuk do e ndiejnë nevojën e një personi në krah. Në planin financiar duhet të dëgjoni këshillat e ekspertëve.

Binjakët

Ditë e mbushur me të papritura kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Mundohuni të qëndroni me këmbë në tokë dhe të mos nxitoheni të merrni vendime. Beqarët duhet të qëndrojnë vetëm dhe të reflektojnë për atë që duan në të vërtetë. Mos krijoni një lidhje sa për të kaluar radhën. Financat do kalojnë një faze delikate.

Gaforrja

Në jetën tuaj në çift nuk do ketë debate, por as risi nuk priten. Merrini gjërat si t’iu vijnë dhe lëreni veten sa më të lirë. Beqarët do kenë takime pa fund, por asnjeri prej personave nuk do ngjasojë me atë që ata kanë në mendje. Prisni edhe pak për dashurinë e madhe. Financat do jenë konfuze, duhet pasur kujdes.

Luani

Pritet që kjo ditë të jetë e mirë për ata që janë në një lidhje. Do jeni më të qartë për atë që doni të bëni në të ardhmen dhe do merrni vendime. Partneri/ja do e respektojë mjaft mendimin tuaj. Beqarët do kenë vetëm dashuri platonike, asgjë më tepër sesa kaq. Në planin financiar tregohuni realistë dhe mos kryeni shpenzime me sy mbyllur.

Virgjëresha

Më në fund do e gjeni qetësinë dhe ngrohtësinë ju që jeni në një lidhje. Do kujdeseni më tepër për partnerin/en dhe do e surprizoni atë nga momenti në moment. Beqarët edhe pse zakonisht janë tipa serioze, sot do e lënë veten të lirë dhe do pranojnë çdo lloj ftese vetëm për të kaluar momente të veçanta. Në planin financiar tregohuni të arsyeshëm.

Peshorja

Ata që janë në një lidhje mund të debatojnë për çështje parash gjatë kësaj dite dhe ka rrezik të marrin vendime përfundimtare. Kujdes! Beqarët do lëvizin çdo gur që të mundin për ta gjetur personin e përshtatshëm. Mundësitë do ekzistojnë sot. Me financat duhet të vazhdoni të tregoheni të matur.

Akrepi

Dita e sotme do jetë shumë e paqëndrueshme për ata që janë në një lidhje. Nuk do bini aspak dakord me ato që do ju thotë partneri/ja dhe do këmbëngulni që të dalë e juaja. Beqarët do jenë mjaft sensualë dhe joshës. Të shumtë do jenë personat që do mundohen t’iu bëjnë për vete. Për financat duhet të kujdeseni më tepër.

Shigjetari

Ditë mjaft pasionante kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Partneri/ja do kujdeset që ju të ndiheni si mbi re. Beqarët me shumë gjasë do takojnë një peron me të cilin shumë shpejt do krijojnë një lidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë. Jupiteri do ua mbrojë gjithë kohës të ardhurat. Nuk pritet asnjë problem.

Bricjapi

Jeta në çift nuk do jetë shumë e qetë gjatë kësaj dite. Mundohuni të flisni hapur me partnerin/en dhe të mos e humbisni për asnjë çast komunikimin. Beqarët do kenë më shumë fat se kurrë ta gjejnë personin që kanë ëndërruar. Mundësitë do jenë të pafundme. Në planin financiar duhet t’i rregulloni sa më shpejt problemet.

Ujori

Personat që janë në çift do ndihen paksa të vetmuar gjatë kësaj dite. Partneri/ja do jetë i ngarkuar me punë dhe nuk do kenë kohë të qëndrojë me ta. Mundohuni ta kuptoni sepse edhe juve një ditë mund t’iu ndodhë diçka e tillë. Beqarët do jenë gjithë kohës në kërkim, por nga ana tjetër shumë të pavendosur. Në planin financiar duhet të shpenzoni me kujdes.

Peshqit

Ata që janë në një lidhje do kenë rivalitet të fortë sot kështu që duhet t’i kushtojnë vëmendje me tepër personin që kanë në krah. Mos lejoni që dikush tjetër t’ua rrëmbejë atë nga duart. Beqarët do jenë joshës dhe do bëjnë për vete shumë persona. Më në fund do e kenë ata në dore të zgjedhin. Financat ka mundësi të stabilizohen.

Të Lidhura

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026
Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet
Opinione

Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet

15 Shkurt, 2026
Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”
Opinione

Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”

10 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Digjet një apartament në Gjirokastër, ndërhyjnë tre mjete zjarrfikëse
Aktualitet

Digjet një apartament në Gjirokastër, ndërhyjnë tre mjete zjarrfikëse

14 Mars, 2026

Ditë Vere mes gjelbërimit: Parku i Viroit destinacioni i preferuar i qytetarëve
Aktualitet

Ditë Vere mes gjelbërimit: Parku i Viroit destinacioni i preferuar i qytetarëve

14 Mars, 2026

Parku i Viroit mbushet me vizitorë për festimin e Dita e Verës
Aktualitet

Parku i Viroit mbushet me vizitorë për festimin e Dita e Verës

14 Mars, 2026

Sot ‘Dita e Verës’. Gjithçka rreth festës që bashkon të gjithë shqiptarët!
Aktualitet

Sot ‘Dita e Verës’. Gjithçka rreth festës që bashkon të gjithë shqiptarët!

14 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com