Sekretari për marrëdhënie me Jashtë në Partinë Demokratike, Gentian Gaba, ka reaguar pas pranimit nga McGonigal se ka qenë i përfshirë në një komplot kundër PD dhe Lulzim Bashës. Gaba shkruan se tashmë doli qartë se sa shumë është investuar nga Rama dhe jo vetëm për të shkatërruar imazhin e Lulzim Bashës.
REAGIMI I PLOTE:
Dhe ja ku bie një tjetër mashtrim i ngritur kundër Lulzim Bashës, ato “shërbimet” e famshme të inteligjencës, që trumbetohen nga kundërshtarë të vjetër e të rinj të kreut të PD-së, për dosjen ruse, pra McGonigal, sot pranoi fajësinë, duke dëshmuar komplotin e kurdisur nga Rama.
Përtej përpjekjeve për ta “kidnapuar” këtë çështje për halle të tjera në Tiranë, kjo tregon:
– Sa shumë është investuar për të shkatërruar imazhin e Bashës;
– Se nuk ka patur asnjëherë asnjë “aferë” ruse, përveç asaj të kurdisur nga zyrat e Ramës;
– Se sa shumë është ekspozuar Rama para drejtësisë për të mundur me çdo mjet Lulzim Bashën.
Nuk pres që ndonjë nga arbitrat e shijes politike të Tiranës t’i kërkojë ndjesë Bashës për baltën e hedhur, pres vetëm që njerëzit të shohin të vërtetën ashtu siç është shpallur nga përtej Atlantikut.