InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Shqiptarja me tri diploma në Universitetin e Gjenevës/Shpërndajeni këtë shembull pozitiv!

30 Gusht, 2023
in InfoPress, Të ndryshme
A A
Shqiptarja me tri diploma në Universitetin e Gjenevës/Shpërndajeni këtë shembull pozitiv!

Në kuadër të promovimit të personazheve të integruar të Diasporës shqiptare në Zvicër, Ambasada e RSH në Bernë përmes faqes së saj Shqiptaret ne Zvicer, këtë muaj i prezanton publikut Kristela Tepelena, cila punon Institucionin Shtetëror të Ndihmës Sociale në Kantonin e Gjenevës.

Kristela Tepelena, e lindur në Tiranë nga dy prindër diplomatë, ka përfunduar (2019) bachelorin dhe masterin (2021) në Universitetin e Gjenevës, në fakultetin e Shkencave Sociale, për Sociologji, si dhe një Diplomë në Shkencat Politike, po në Universitetin e Gjenevës.

Gjatë studimeve të masterit, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e Kristelës, ishte çështja e problematikave në lidhje me migracionin dhe integrimin e të huajve në Zvicër, në përgjithësi, e në Kantonin e Gjenevës në veçanti. Ndaj dhe tema e Masterit quhej “Nga profesionistë të kualifikuar në emigrantë të “rëndomtë” : Barriera dhe strategji në integrimin e emigrantëve të ardhur nga vende të Evropës Juglindore drejt tregut të punës në Gjenevës”. Për më shumë mbi këtë punim diplome, bashkëlidhur linku: https://archive-ouverte.unige.ch/unige:154451

E vendosur në Gjenevë që nga viti 2015, Kristela, krahas studimeve universitare, filloi dhe angazhimin e saj si asistente administrative pranë Shoqatës “Qendra e ndërlidhjes së Shoqatave të grave të Gjenevës” (CLAFG), më pas në Shoqatën “Geneveroule”, si Këshilltare për çështje që kishin të bënin me integrimin dhe punësimin. Aty, ajo ka iniciuar dhe drejtuar një projekt, i cili mundësoi një bashkëpunim midis shoqatës “Geneveroule” dhe “National Center of Competence in Research for migration and mobility studies” (NCCR). Në të njëjtën kohë, angazhimi i saj si vullnetare në Shoqatën “Découvrir”, kishte për mision përfaqësimin e kësaj shoqate në rrjetin më të rëndësishëm të shoqatave që merren me çështje të migracionit dhe kërkuesve të azilit, si dhe refugjatëve në qytetin e Gjenevës, e quajtur “Coordination asile”.

Me një formim akademik të tillë dhe përvojë kaq profesionale dhe intensive, në gusht të vitit 2022, 𝗞𝗿𝗶𝘀𝘁𝗲𝗹𝗮 𝗳𝗶𝗹𝗹𝗼𝗶 𝗽𝘂𝗻ë 𝘀𝗶 𝗔𝘀𝗶𝘀𝘁𝗲𝗻𝘁𝗲 𝗦𝗼𝗰𝗶𝗮𝗹𝗲 𝗻ë “𝗛𝗼𝘀𝗽𝗶𝗰𝗲 𝗚é𝗻é𝗿𝗮𝗹”, 𝗻𝗷ë 𝗜𝗻𝘀𝘁𝗶𝘁𝘂𝗰𝗶𝗼𝗻 𝘀𝗵𝘁𝗲𝘁ë𝗿𝗼𝗿 𝗶 𝗻𝗱𝗶𝗵𝗺ë𝘀 𝘀𝗼𝗰𝗶𝗮𝗹𝗲 𝗻ë 𝗾𝘆𝘁𝗲𝘁𝗶𝗻 𝗲 𝗚𝗷𝗲𝗻𝗲𝘃ë𝘀.

Motivimi i Kristelës është që me angazhimin dhe punën e saj arrin të ndihmojë njerëz të cilët për arsye të ndryshme, jeta i ka vënë përballë situatave të vështira dhe Kristela me profesionalizmin e saj i asiston ata të rigjejnë rolin dhe kontributin e tyre në një shoqëri të hapur dhe inkurajuese si ajo Zvicerane.

Kristela, përveç punëve të saj profesionale, herë pas here është ftuar si ligjëruese nga Institucione Kantonale dhe organizata që merren me emigrantët në Zvicër. Duke qenë se Kristela është bijë e dy prindërve shqiptarë diplomatë, ajo ka jetuar në disa kryeqytete europiane, si Madrid, Paris dhe Romë dhe 𝗳𝗹𝗲𝘁 𝗿𝗿𝗷𝗲𝗱𝗵𝘀𝗵ë𝗺 𝗳𝗿ë𝗻𝗴𝗷𝗶𝘀𝗵𝘁 (𝗲 𝗸𝗮 𝘁𝗲 𝘀𝘁𝘂𝗱𝗶𝘂𝗮𝗿 𝗾ë 𝗻𝗴𝗮 𝗳𝗶𝗹𝗹𝗼𝗿𝗷𝗮), 𝗮𝗻𝗴𝗹𝗶𝘀𝗵𝘁, 𝗶𝘁𝗮𝗹𝗶𝘀𝗵𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝘀𝗽𝗮𝗻𝗷𝗶𝘀𝗵𝘁.

Të Lidhura

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…
Të ndryshme

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…

8 Prill, 2026
Kush ishte Franko Krroqi, inxhinieri qê mundi Ramiz Alinë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Premtimi që i dha banorëve autoktonë të Njësisë 8…
Histori

Kush ishte Franko Krroqi, inxhinieri qê mundi Ramiz Alinë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Premtimi që i dha banorëve autoktonë të Njësisë 8…

5 Prill, 2026
Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it
Të ndryshme

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

5 Prill, 2026
“1 Prilli, Dita  e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini
Të ndryshme

“1 Prilli, Dita e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini

1 Prill, 2026
Jurgen Gjoni, një zë i ri që sjell emocion dhe shpresë në poezi
Të ndryshme

Jurgen Gjoni, një zë i ri që sjell emocion dhe shpresë në poezi

31 Mars, 2026
Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë
Të ndryshme

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

31 Mars, 2026

TË FUNDIT

Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Kthjellime e vranësira kalimtare, si parashikohet MOTI për ditën e sotme

9 Prill, 2026

Soni Malaj habit publikun: Jetoj ende me ish-bashkëshortin në të njëjtën shtëpi
Show Biz

Soni Malaj habit publikun: Jetoj ende me ish-bashkëshortin në të njëjtën shtëpi

9 Prill, 2026

Horoskopi ditor, 9 Prill 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 9 Prill 2026

9 Prill, 2026

Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain
Aktualitet

Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain

8 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com