InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Drejt Europës me “autobusin” e Ramës apo me “trenin ekspres” të Brukselit?

30 Gusht, 2023
in InfoPress, Opinione
A A
Drejt Europës me “autobusin” e Ramës apo me “trenin ekspres” të Brukselit?

Nga Ardit Haxhija

Drejt Europës me “autobusin” e Ramës apo me “trenin ekspres” të Brukselit?

Mbrojtja e fëmijëve të rrugës/ Për parandalimin e këtij fenomeni, ngrihen grupe të posaçme pune - SOCIALE

Gjatë mbledhjes së fundit të samitit për ballkanin perëndimor të mbajtur në Slloveni, u shfaqën dy alternativa për rrugëtimin e Shqipërisë në bashkimin europian: Alternativa e pare fliste për futjen e Shqipërisë në Europë me autobusin rrangallë të Ramës ne vitin 2030 paçka përmbushjes së detyrave.

Ndërsa alternativa e dytë dhe më serioze lidhej me përmbushjen e detyrave të shtëpisë dhe futjen e Shqipërisë në Europë sapo të përmbushë kushtet e vendosura duke mos patur asnjë limit kohor. Cilat janë detyrat që duhet të zgjidhen në trenin ekspres:

1. Kufizimi i mandateve për Kryeministrin, ministrat dhe deputetët.

2. Heqjen dorë nga konçesionet e pafundme abuzive.

3. Heqjen e ligjit të parashtrimit i cili liron nga përgjegjësia çdo funksionar publik 10 vite pasi kanë lënë detyrën.

4. Përcaktimin real te çmimeve të referencës në ndërtimin e objekteve të ndryshme sipas standartit europian (psh autostradat jo 20milion euro km2)

5. Përcaktimi i politikave reale për rikthimin e të larguarve(mbi 200mijë të larguar të gjithë të rinj e të reja)

6. Vetingu i politikanëve si nevojë urgjente e normalizimit të klasës politike në vend.

7. Hartimi i kodit të ri zgjedhor që frenon manipulimin, tjetërsimin apo vjedhjen masive të votave.

8. Ashpërsimi i ligjeve për ndëshkimin pa dallim të akteve kriminale.

9. Ndërhyrje urgjente me një plan konkret masash për uljen e nivelit të varfërisë.

10. Krijimi i një sistemi të mirëfilltë arsimor që mban larg duart e politikës nga arsimi.

I dashur Macron, e dashur Francë, fort e dashur Europe, ne shqiptarët jemi të vetëdijshëm që nuk kemi plotësuar shumë prej kushteve për të qenë pjesë e familjes europiane ketu e 30 vite.

Ne jemi fort të vetëdijshëm që vendi ynë është ndarë në 2 principata ku secili ka shtrirë sundimin e tij feudal.

Ne si komb jemi të vetëdijshëm që na kanë grabitur e na kanë marrë peng një grusht barkthatësh.

Ne jemi të vetëdijshem për të gjitha këto, prandaj e vetmja shpresë është tek JU, për të na pranuar kështu siç jemi, që pastaj të fillojmë rrugën tonë europiane.

Ama ne shqiptarët jemi fort të vetëdijshëm që si njerëz e meritojmë Europën të paktën sa rumunët apo bullgarët.

Jemi lindur me Europën, jemi rritur me Europën, ëndërrojmë Europën, na lini të jetojmë Europën.

Fort e padashur qeveri, e vetmja detyrë shtëpie që keni kryer është arroganca feudale me të cilën i jeni qasur Europës.

Sigurisht që jeni të vetëdijshëm për të gjitha këto, dhe brenda vetes jeni shumë të gëzuar për mospranimin europian, pasi ajo është e vetmja mënyrë që të zgjasni sundimin tuaj feudal.

Eshtë e vetmja mënyre që të pengoni fundin e sundimit tuaj.

Europa ju tmerron po aq sa gjykatat e rregullta qe po beni çmos t’i pengoni.

Të Lidhura

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026
Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet
Opinione

Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet

15 Shkurt, 2026
Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”
Opinione

Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”

10 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Kreu i legalistëve Shpetim Axhami uron martesën e Princit Leka II me Blerta Celibashin
Show Biz

Kreu i legalistëve Shpetim Axhami uron martesën e Princit Leka II me Blerta Celibashin

15 Mars, 2026

Komisionerja për Zgjerim Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së, eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në
Aktualitet

Komisionerja për Zgjerim Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së, eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

15 Mars, 2026

Digjet një apartament në Gjirokastër, ndërhyjnë tre mjete zjarrfikëse
Aktualitet

Digjet një apartament në Gjirokastër, ndërhyjnë tre mjete zjarrfikëse

14 Mars, 2026

Ditë Vere mes gjelbërimit: Parku i Viroit destinacioni i preferuar i qytetarëve
Aktualitet

Ditë Vere mes gjelbërimit: Parku i Viroit destinacioni i preferuar i qytetarëve

14 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com