Shpetim Axhami, kryetar i PLL
1949-17 Gusht-2023
Masakra e Qafës së Valmirit.
Komunizmi i inatatosur nga qendresa mirditore dhe frika se si situata mund të vazhdonte kishte vendosur, Mirdita me patjetër duhej të mposhtej, si kalaja e fundit antikomuniste.
Kjo me diktaturë, me çdo kusht e në çdo forme, pavarsisht kostos dhe gjakut që do derdhej mbi malësorët, shqiptarë antikomunist të asaj zone, qofshin këto të fajshëm apo të pafajshëm.
E për këtë, duhej kjo masakër ku viktim të inskenimi komunist, me urdhër dhe me forca të shumta prej barbarëve nga Tirana u bënë
14 martire të egzekutuar mizorisht, lidhur dorë për dore e që binin në dy gropa të hapura duke tërhequr njëri tjetrin, të qëlluar me plumb në kokë publikisht, kjo pikërisht me 17 Gusht 1949 në Qafë të Valmirit, Mirditë.
Heshtja dhe hija e zezë mbuloj mirditën e gjithë malsinë prej kësaj mizorie që e ka emrin vëlla-vrasje komuniste, terror dhe ngjallje frike për pushtet nëpërmjet dhunës.
Nuk mjaftonte kjo por duhej burgosja e rreth 500 të tjerëve dhe internimo i 300 familjeve mirditore në kampet famkeqe të Tepelenës etj. e kalvari i vuatjeve të tyre të vazhdonte për shumë vite.
Kjo masakër e shumë të tjera si këto, ndodhur në Shqipëri, kërkojnë drejtësi duke dënuar këto krime dhe fajsi për ata që ishin autorët e tyre, drejtësi dhe fajsi që nuk u gjet asnjëhherë edhe sot pas 33 vjet pluralizëm.
Edhe pse e pabesueshme kjo ka ndodhur, kujdes të mos harrojmë që të mos përsëritet!
I paharruar kujtimi i këtyre martirëve antikomunistë mirditorë.











