Lulzim Basha, ka mbledhur ditën e sotme Këshillin e Kryetarëve.
Pasi u zgjodh sërish si Kryetar i Partisë Demokratike, Basha, ka falenderuar pjesëmarrësit për punën që kanë bërë më datë 29 korrik.
Në krahët e tij, qëndrojnë ish kryetari i komanduar, Enkelejd Alibeaj dhe Përfaqësuesi Ligjor e Zgjedhor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa.
Lulzim Basha është zgjedhur Kryetar i Partisë Demokratike, me 16196 vota, përballë Gjegji Hanit me 1567 vota.
Nga 25 mijë anëtarë, kanë qenë gjithsej 18052 votues, ku vetëm 199 fletë kanë qenë të pavlefshme.M











