Ja çfarë thotë për të dashuruarit, Charles Bukowski, në librin e tij shumë të përmendur “Femrat”:
Ndihesha i lumtur që nuk kisha rënë në dashuri, që midis meje dhe botës mbarë nuk kishte paqe. Isha gati t’i shpallja luftë kujtdo qoftë. Në më të shumtën e rasteve, të dashuruarit janë krijesa nevrastenike e ndonjëherë bëhen të rrezikshëm.
E humbasin sensin e realitetit, pa zënë në gojë edhe atë pak sens humori që mund t’iu ketë mbetur. Simptomat më të rënda janë psikopatia, pezmi dhe mllefi. Madje mund të arrijnë deri në atë pikë sa të vrasin edhe njerëz.











