Ne e kemi instaluar vetë sojpushtetin e Gjicit, Pangos e kompani, sikundër dhe modelin Alma, dhe nuk duhet të na vijë turp nga aktet e tyre. Ne duhet të na vijë turp nga papërgjegjshmëria jonë.
Të gjitha figurat me pushtet, që ne kemi vjetërsisht “skalitur” ndër vite, duke mos e merituar pushtetin e dhënë, ju siguroj se janë Safet majtas, Pango djathtas e Alma në mes, pra shoqëria civile, pavarësisht diferencave të vogla a të mëdha.
Ne duhet të reflektojmë për zgjedhjet, që bëjmë. Kjo duhet të fillojë nga gjërat e vogla.











