InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Kim Mehmeti: Rama është mirë kur është keq Kosova?!

24 Qershor, 2023
in InfoPress, Opinione
A A
Kim Mehmeti: Jetojmë në kohë kur është e turpshme të turpërohesh!

Nga Kim Mehmeti

Shpeshherë në të shkuarën, si edhe sot, fatkeqësia e Kosovës si edhe ajo e shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipërisë, për disa burrështetas të Tiranës ka qenë ‘fitimprurëse’. Ka qenë e tillë sepse atyre u ka shërbyer për t’i mbuluar dështimet e veta të brendshme ose për t’u treguar të atillë siç nuk janë – atdhetarë të epur dhe strategë mbarë ballkanik.

Shkurt, dikur, njësoj si edhe sot Kryeministri i Shqipërisë, disa drejtues të mëmëdheut, kanë qenë mirë atëherë kur ka qenë keq Kosova dhe shqiptarët jashtë kufijve të mëmëdheut. Sepse kjo e keqe atyre ua ka mbuluar veprimin pervers politike që nuk mund të shpjegohet me asgjë racionale, përpos me të vërtetën se më parë ata mund të heqin dorë nga shqiptaria, se sa nga serbizmi të cilin e kanë të mbjellë thellë në shpirt e vetëdije.

Po, në të shkuarën ka ndodhur që disa drejtues të Shqipërisë ta harrojnë interesin mbarëkombëtarë për të mbetur në pushtet, por kurrë nuk ka ndodhur diçka si kjo që ndodh sot: që regjimi i ‘Rilindjes’ t’i shërbejë shovinizmit serb më shumë se edhe vetë serbët dhe që, Shqipërinë ta kenë në duar ata të cilët janë më të kujdesshëm ndaj Beogradit se sa ndaj shqiptarisë.

Nuk ka dyshim se jo vetëm ne, por çdo popull i ka idiotët e vet politikë. Po, çdo popull i ka edhe haletë dhe kanalizimet nga rrjedhin ujërat e tyre të zeza politike, por popujt e civilizuar i ‘mbulojnë’ gropat septike të veprimit të dëmshëm kombëtarë si diçka të turpshme dhe nuk e lejojnë atë që kemi lejuar ne: që fytyrën tonë politike ta lajmë me pisllëqet që derdhen nga ato gropa.

Sidoqoftë ne nuk duhet të mëkatojmë e për atë që ndodh mes ‘Shqipërive’ tona t’i akuzojmë të huajt sepse racën e politikanëve shqiptarë, të cilëve nuk u pëlqen populli i tyre që i ushqen dhe i majmë si derra, as na e sollën as na e ‘prodhuan’ ndërkombëtarët, por ata u rritën në djepin e pandjeshmërisë dhe papërgjegjësisë sonë ndaj shqiptarisë.

Papërgjegjësi e pandjeshmëri që të bënë të kujdesesh vetëm me çka do e mbushësh stomakun dhe xhepin, por jo edhe me çka do e forcosh dhe mbash drejtë dinjitetin dhe krenarin kolektive. Pra që të çon të mos ndjesh të vjella edhe kur hanë bukën e ngjeshur nga mielli i atyre që ndërtojnë rrugë mbi varrezat masive të mbushur me pafajësinë shqiptare – nga mielli i Vuçiqit!

Ku ta dish, sot kur Kryeministri i Shqipërisë i propozon botës si t’i zgjidh mosmarrëveshjet mes Kosovës e Serbisë – edhe atë duke u sjellë thuajse Shqipëria është Bjellorusia e Serbisë – ne shqiptarët duhet ta pranojmë se jo vetëm që jemi mësuar, por mbase edhe ka filluar të na pëlqejë që në kohë të vështira dhe vendimtare për shqiptarinë, të jemi në duart e atyre që as fatkeqësia kolektive nuk i shqetëson aq sa humbja e pushtetit.

Dhe se i zgjedhim të tillët ngaqë ende nuk e kemi kuptuar se liria dhe atdheu janë më e shtrenjta që kemi, se ato duhet mirëmbajtur dhe nuk duhet lënë në duart e atyre që ndjehen mirë kur populli e ka keq.

Të Lidhura

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026
Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet
Opinione

Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet

15 Shkurt, 2026
Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”
Opinione

Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”

10 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Procedohen penalisht dy shtetas në Kakavijë, kapen me lëndë narkotike cannabis
Aktualitet

Procedohen penalisht dy shtetas në Kakavijë, kapen me lëndë narkotike cannabis

17 Mars, 2026

Llogaritë jashtë vendit do të zbardhen, Shqipëria do të marrë të dhënat për llogaritë bankare të shqiptarëve jashtë vendit
Aktualitet

Llogaritë jashtë vendit do të zbardhen, Shqipëria do të marrë të dhënat për llogaritë bankare të shqiptarëve jashtë vendit

17 Mars, 2026

PD mbledh Kuvendin Kombëtar në 6 qershor, ja kur zhvillohen zgjedhjet për kreun e partisë
Aktualitet

PD mbledh Kuvendin Kombëtar në 6 qershor, ja kur zhvillohen zgjedhjet për kreun e partisë

17 Mars, 2026

Nada Meçorapaj fiton bindshëm në garën për drejtimin e PD në Vlorë
Aktualitet

Nada Meçorapaj fiton bindshëm në garën për drejtimin e PD në Vlorë

16 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com