Nga Edlira DEVOLLI
Maturi e urtësi është toleranca dhe heshtja deri në pikën kur nuk lejon të të shkelin personalitetin, si tëndin personal po ashtu i
edhe të ekipit ku bën pjesë. Kur ruan me të njëjtin fanatizëm vlerat e families biologjike dhe atë politike.
Por që të mbrosh këtë të fundit duhet të kesh kaluar nga strukturat e saj, të jesh rritur politikisht në të. Ata që flasin për anëtarësinë e PD dhe zhvillimin e saj, janë benefitarët ndër vite të saj.
Hiq këtu 2-3 që dinë si funksionojnë strukturat por ama i lanë pas dore dhe nuk morën pjesë në fushatën e 14 majit. Edhe nëse ishin të hatërmbetur me lidershipin, strukturave u detyroheshin mbështetje.
Personalisht bëj pjesë te ato persona që kontaktet me strukturat i mbajë gjithmonë.
Në Durrës qëndrestarët e PD, ata që në këtë fushatë vepruan si gjithmonë duke kërkuar votën derë më derë, me sa mundën duan zgjedhjet për kryetar. I presin me padurim. Ç’do zvarrtitje është çorjentim, pengesë dhe degradim.
Një nga arsyet që mbetëm në këtë dehrexhe ishte pikërisht mungesa e kryetarit.
Këto zonjat e zotërinjtë që rregullat e statutit i quajnë të jashtëligjshme dhe ç`do jashtëligjshmërie statutore e quajnë të rregullt i hanë fjalët sikur karramele.
Ishin këta që ngulën këmbë dhe u imponuan për dalje pa kandidat.
Kandidat kishte dhe nëse do dilnim të garonim me kandidat vota do kishim marrë më shumë.
Janë po këta që tashmë thonë se nuk kishim kandidat. Janë këta që përgëzuan Bashën për ndarje nga “non grata” se Zoti në tokë është Amerika, janë po këta që thonë se Amerika nuk është gjë.
Dhe kur përdorin shprehjen “Bir Selman i nënës kë të qaj më parë”, le t`i thonë nënës ta filloj nga Ai vetë, që nuk thotë dy herë të njëjtën gjë por hidhet e përdridhet pazaresh.
Megjithatë unë do i përmbahem më tepër asaj se “Zoti në tokë është Amerika”. Do doja shumë që Amerika të na ndihmonte, të hapen dosjet e sigurimit të shtetit, të hapen dosjet e korrupsionit, të hetohen pasuritë dhe aferat e të gjithëve. Është e vetmja mënyrë për të shpëtuar ky vend, që shqiptarët të kthehen.
Të mos ketë më pengje të së shkuarës. Qoftë edhe të baballarëve, thuhet se disave u është hedhur dosja e babait mbi tavolinë, dhe janë të kondicionuar.
Shqipërinë duhet ta drejtojnë djem e vajza, burra e gra që e duan vendin dhe vlerat. Ata që kanë treguar dhe tregojnë se nuk kanë pengje nga e shkuara e largët dhe e afërt.











