InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • PolitikĂ«
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • TĂ« ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I pĂ«rzgjedhur
    • Sociale
    • ShĂ«ndetĂ«si
    • Histori
    • KulturĂ«
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • PolitikĂ«
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • TĂ« ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I pĂ«rzgjedhur
    • Sociale
    • ShĂ«ndetĂ«si
    • Histori
    • KulturĂ«
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Narrativa po ndryshon!

10 Qershor, 2023
in InfoPress, Opinione
A A
Narrativa po ndryshon!

Nga, Arbër Zaimi

Nejse, narrativa po ndryshon.

🔹Ministrja e Jashtme e Kosovës, e ftuar nga Blinken dhe e ulur krah tij në Riad.

🔹Bashkimi Europian refuzon “fake news”-et dashakëqija për sanksione ndaj Kosovës.

🔹KFOR-i zyrtarisht pranoi se dhuna e trazirave serbe në veri ishte organizuar nga grupe kriminale.

Janë shtuar dhe po shtohen dita ditës zërat e rëndësishëm në Senat e Kongres të SHBA-ve, në Parlamentin Evropian apo në parlamentet e vendeve të rëndësishme si Gjermania e Britania, që mbështesin të drejtën dhe të vërtetën e institucioneve dhe qeverisë të Kosovës.

Vuçiçi ndërkohë, pardje i premtoi Eskobarit e Lajçakut se do ta përdorë ndikimin e tij për të bindur serbët të marrin pjesë në votime, sot paska deklaruar solemnisht se serbët nuk do marrin pjesë në votime pa marrë paraprakisht autonomi.
Njësoj siç gënjeu në Bruksel e në Ohër, kur para garantuesve ndërkombëtarë u zotua për marrëveshje me Kosovën, e pak ditë më vonë nga Beogradi tha se Serbia nuk do ta zbatojë marrëveshjen.

Sigurisht, ai ka mbështetësit e vet në perëndim, Serbia trashëgon një rrjet të gjerë influence, por me të tilla mashtrime të hapura edhe mbështetësit e tij do të pakësohen.
Dikush thotë se Vuçiçi e ka blerë mbështetjen me armët që dërgon në Ukrainë, duke dhënë shenja se po afrohet me Perëndimin, por deri më tash askush s’e ka parë Rusinë të shfaqë shqetësim.

Falë angazhimit të stafeve politike e diplomatike të qeverisë së Kosovës,
-falë angazhimit të gazetarëve të terrenit që faktuan çka ndodhi në veri,
-falë policëve të Kosovës, -falë angazhimit të shumë shqiptarëve në diasporë,
-falë këmbënguljes së idealistëve edhe në rrjete sociale,
-falë opozitës së gjerë dhe shumë qytetarëve e intelektualëve jo konformistë në Shqipëri, narrativa e përgjithshme po ndryshon.
Natyrisht, vështirësitë nuk do të marrin fund dhe qeveria e Kosovës duhet të tregojë elasticitet dhe kreativitet, njëkohësisht të ruajë parimet, ashtu siç nuk bën asnjë qeveri tjetër në Ballkan. Por kjo punë nuk bëhet me “rrugë të shkurtra” në prapaskena.

Në fund, siç po më duket, prapë do të triumfojë e drejta dhe e vërteta e Kosovës. Pak rëndësi ka se kujt do t’i mbetet turpi se punoi kundër kombit të vet, fundja faqja që s’ka cipë, nuk skuqet.

TĂ« Lidhura

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vĂ«llezĂ«rit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnĂ«” GjermaninĂ« dhe EuropĂ«n
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vĂ«llezĂ«rit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnĂ«” GjermaninĂ« dhe EuropĂ«n

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026
Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet
Opinione

Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet

15 Shkurt, 2026
Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”
Opinione

Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”

10 Shkurt, 2026

TĂ‹ FUNDIT

Policia masa për çdo të martë për 13 javë rresht për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout
Aktualitet

Policia masa për çdo të martë për 13 javë rresht për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout

18 Mars, 2026

Horoskopi ditor, 18 mars 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 18 mars 2026

18 Mars, 2026

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët
Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026

Procedohen penalisht dy shtetas në Kakavijë, kapen me lëndë narkotike cannabis
Aktualitet

Procedohen penalisht dy shtetas në Kakavijë, kapen me lëndë narkotike cannabis

17 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • PolitikĂ«
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • TĂ« ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I pĂ«rzgjedhur
    • Sociale
    • ShĂ«ndetĂ«si
    • Histori
    • KulturĂ«
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com