Votimi i emigrantëve shqiptarë, Ndocaj: Klasës politike shqiptare nuk i intereson, pasi emigrantët nuk blihen, prandaj gjejnë sebepe për t’i lënë jashtë votimit

Debati për votimin e emigrantëve shqiptarë është i kahershëm dhe asnjëra nga palët që ka qeverisur vendin nuk e ka marrë serioizisht, pasi cështjen duket sikur e trajtojnë  më shumë për konsum publik se sa për një zgjidhje të duhur. Nëse do ekzistonte vullneti në mes palëve, kjo cështje do kishte marë fund me kohë dhe emigrantët shqiptarë që ndodhen të shpërndarë në të katër anët e botës do kishin patur mundësinë e tyre kushtetuese për të shprehur vullnetin politik.

Ish-deputeti Eduart Ndocaj, ka qenë njëri nga zërat më reagues të kësaj cështjeje, të cilën e ka ngritur në foltoren e Kuvendit sa herë i është dhënë mundësia, gjatë viteve 2015-2017 kur ai ishte deputet.

Ndocaj, gjithnjë ka theksuar se klasës politike shqiptare nuk i intereson vota e emigrantëve, ndaj dhe gjejnë sebepe të herëpashershme për ta shmangur pjesëmarrjen e tyre në votime, duke u mohuar atyre një të drejtë fondamentale kushtetuese.

Ndiqni një nga reagimet e tij më të fuqishme nga foltorja e Kuvendit, kur ai kërkonte përfshirjen e emigrantëve shqiptarë në votime: