U publikua në rrjet video e rëndë e përdhunimit të një vajze, reagon Policia e Shtetit

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me një video të rëndë, të publikuar në rrjetet sociale, ku një vajzë përdhunohet nga një mashkull me emrin Klodi, ndërsa që një person i tretë filmon skenën, e cila është publikuar më pas në portalin JOQ.

Pas publikimit të videos ka reaguar Policia e cila bën me dije se po punon për identifikimin dhe kapjen e shtetasve përgjegjës.

Reagim i Policisë së Shtetit:

Strukturat hetimore të Policisë së Shtetit, sapo janë njohur me një video të publikuar në portalin JOQ, në të cilën shfaqet nje shtetas që kryen marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase, duke u filmuar nga një shtetas tjeter, janë vënë menjëherë në lëvizje dhe vijon puna hetimore për përcaktimin e vendit dhe kohës kur ka ndodhur ky rast, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve përgjegjës.

Ndërkohë, strukturat hetimore të Policisë së Shtetit kanë administruar në cilësinë e provës materiale, videon origjinale të dërguar në portalin JOQ.

Policia e Shtetit fton qytetarët që kushdo që ka informacion mbi këtë rast, të telefonojë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimat të plotë.