Takimi me të rinjtë/ Basha: Koha për të treguar kush është për vetting në politikë dhe kush për politikën e baltës dhe llumit

Lulzim Basha po vijon takimet me të rinjtë. Kësaj herë Basha është ndalur në Durrës, ndërsa pati edhe një mesazh për situatën në të cilën ndodhet sot Partia Demokratike. Basha tha ata që thurin planë për asgjësimin e PD-së ta harrojnë se do ndodhë një gjë e tillë. Basha shprehet se nuk do të harxhojë kohë me këdo që ka marrë kohën dhe mundin e shqiptarëve, për t’u nginjur nga korrupsioni që ka drobitur vendin.

Reagimi i plotë

Durrësi është i bekuar me një rini të mrekullueshme, e cila ka forcën dhe karakterin që dallon këtë qytet historik. E dëgjova sot me vëmendje zërin e tyre. Propozimet, sugjerimet dhe kritikat që ata kanë, pasurojnë debatin publik dhe janë pjesë e reflektimit tim të përditshëm.

I’u përgjigjja me kënaqësi çdo pyetje, siç do të bëj në çdo takim me këdo që kërkon të bashkohet përmes vlerave që janë në themel të familjes sonë politike.

Ndërsa ata që janë shqetësuar nga platforma jonë për ndryshim, bëjnë mirë të shqetësohen!

Unë nuk do të harxhojë kohë me këdo që ka marrë kohën dhe mundin e shqiptarëve, për t’u nginjur nga korrupsioni që ka drobitur vendin. Nuk do t’i përgjigjem banalitetit të tyre, sepse kjo është alibia që ata përdorin për t’i ikur përgjegjësisë që kanë përpara shqiptarëve.

E vetmja përgjigje që qytetarët presin nga ata është të deklarohen nëse:

Janë për listat e hapura, po apo jo?

Janë për vettingun në politikë, po apo jo?

Janë për kufizimin e mandatit, po apo jo?

Janë për votën e emigrantëve, po apo jo?

Janë për një President të Republikës me kompetenca të plota kushtetuese, po apo jo?

Nga përgjigjja e këtyre pyetjeve do të mësojmë shumë. Do të mësojmë se kush është për të çliruar rrugën politike dhe ekonomike të Shqipërisë ???????? drejt Bashkimit Europian ????????, dhe kush e mban atë të bllokuar.

Unë nuk do të lodhem dhe as nuk do të shkurajohem në rrugëtimin e nisur, sepse frika e pak njerëzve nga e shkuara e tyre nuk e mban dot të bllokuar të ardhmen e vendit!