Basha: Tërheqja ishte vendimi i duhur. Sprova e lidershipit, të vëndosësh interesat e partisë mbi ato personale

Lulzim Basha gjatë takimit në Shkodër sot foli dhe për dorëheqjen e tij 1 vit më parë, duke e cilësuar si një vendim të drejtë, duke mos zgjedhur interesin personal, por atë të njerëzve, tha Basha.

Pjesë nga fjala e Bashës 

Sprova e lidershipit është, kur gjërat janë keq, a sakrifikon veten apo të tjerët. Eshteëlidership i rremë ai që sakrifikon të tjerët për interesat e veta.

Brenda familjes sonë nisi një luftë, për interesa personale që dëmtonte interesat e demokratëve e shqiptarëve. Në një moment, ajo që kam bërë është të marr vendimin të tërhiqem me qëllim që lufta të mos vijonte e ti jepja shans një paqëtimi në radhët tona, ndryshe i vetmi që përfitonte ishte kundërshtari ynë.

Një vend pa opozitë kurrë mos e jetofshit, brezi juaj nuk e di, është diktaturë. Brenda një viti ajo që shpresova nuk ndodhi dhe gjërat shkuan më keq.

Prisja tërheqje nga pala tjetër e kjo nuk ndodhi. nuk jam pishman për vendimin e marrë sepse një nga detyrimet kryesore, sprova e lidershipit është që në momentet të tilla të vështira të zgjedhin interesin tënd apo atë të njerëzve. Vendimin e mora për të kërkuar reflektim nga ata që e sollën punën deri këtu, kjo nuk ndodhi gjërat janë më keq, 14 maji është provë për këtë.

Me heshtjen tuaj ka kumbuar një mesazh që ju e keni refuzuar këtë lloj politike. Pa u zemëruar ju dhe pa folur ju me zë të lartë, pa dalë me pankarta për t’i thënë jo të keqes dhe për t’u përballur me të, për të mbushur rrugët dhe sheshet, Shqipëria do të vazhdojë të lëngojë.