Nga Klarisa REXHVELAJ
Me plumb mund të vrasesh armikun tënd. Me votë vret të ardhmen e fëmijëve të tu, shpresën për mundësi të barabarta me individët e tjerë kudo në Europë.
Vota jote është pushteti më i madh që zotëron, një e drejtë legjitime që duhet plotësuar me përgjegjësi, e kur kjo e drejtë përballet me papërgjegjshmërin e votuesit, i cili për një premtim elektoral shkelet e shitet si mos më keq…
Atëherë humbet çdo e drejtë kushtetuese apo kërkesë llogarie. Vitet e fundit janë pasqyrë e qartë e një keqmenaxhimi të të drejtës së votës e si pasojë keqqeverisje në çdo hallkë të pushtetit qendror e lokal. A nuk mendoni se ka ardhur koha për ndergjegjesim?!
Duhet të kuptoni që një rrugë lagje e shtruar, një lidhje elektrike , uji i pijshem, ndihma ekonomike, një bursë shkollimi, asistenca, të gjitha këto janë të drejta që u takojnë me ligj pa pasur nëvojë të bëni komptomis me votën tuaj.
Ndaj ju lutem ndergjegjsohuni! Vota është e shënjtë! Perjudhë para zgjedhore shikojeni si perjudhë reflektimi dhe bilanci, për çfarë kemi kaluar në mandatin e mëparshëm qeverisës, për çfarë u premtua dhe sa u realizuan.
Demokracia funksionon me votë si i vetmi mekanizëm për të sjellë ndryshimet. Veproni me qartësi politike, veproni me bindjen se keni bërë zgjedhjen e duhur. Çdo gabim sot, do na peshojë rënd nesër…











