Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme për zgjedhjet vendore të 14 majit dhe fushatën elektorale. Ai tha se ka parë shumë entuziazëm në takimet e tij me qytetarët që nuk kanë asnjë lidhje me pushtetin.
Berisha denoncoi faktin që, sipas tij, punonjës të bashkive filmojnë qytetarët që marrin pjesë në takimet e tij në mënyrë që t’u bëjnë presion.
“I filmojnë në mënyrë vulgare, të turpshme, punonjës të bashkisë filmojnë qytetarët për t’i frikësuar dhe i thonë ti ke në punë këtë, ti ke atë. Këta dalin haptas dhe i filmojnë njerëzit si mjeranë, por njerëzit nuk pyesin fare, mbushin sallat me entuziazëm të madh”-tha Berisha për Euronews.
I pyetur se si do të mbrohet vota e qytetarëve më 14 maj, Berisha u shpreh:
“Gjithçka diktohet nga Rama dhe shqiptarët panë se Rama nuk lë vendim pa marrë për të vjedhur zgjedhjet. Ne jemi aty çdo minutë, nuk jemi me armë, por jemi aty në krye të detyrës. Ne kemi vetëm një mision, rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve. Ai po tregon se cfarë është për të procesi zgjedhor”.









