InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Shkoza flet për ndryshim-Qindra banorë i bashkohen Belind Këlliçit në marshim

3 Maj, 2023
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Shkoza flet për ndryshim-Qindra banorë i bashkohen Belind Këlliçit në marshim

Në vitin 2023, banorët e Tiranës kanë ende kërkesa bazike, por jetike, të paplotësuara. Në Shkozë, ku shtrëngoi duart me qytetarë të zonës, Belind Këlliçi u përballë me një realitet të vështirë të mijëra njerëzve. Për shumë familje, problemi kryesor është shembja e banesës për t’u hapur rrugë projekteve në infrastrukturë. Por teksa banesat u janë shembur, banorëve s’po u njihet e drejta e pronësisë. Belind Këlliçi tregoi rastin e një qytetari, të cilit i ishte shembur shtëpia nga Bashkia e Tiranës, ku jo vetëm që nuk është dëmshpërblyer, por i është vendosur dhe një gjobë nga IMT. Këlliçi premtoi se pas 14 majit, prona e qytetarit nuk do të preket.

“Një qytetari të Tiranës, i shembet shtëpia, kërkon të drejtën e vet, kërkon ndihmë në Bashkinë e Tiranës dhe përgjigja që i vjen është që ty nuk të është shembur shtëpia dhe do të fus dhe 8 milionë lekë gjobë. Ndërkohë që është në rrugë! Unë ju jap fjalën që banesa e asnjë qytetari nuk do të preket pas 14 majit nga Belind Këlliçi. Prona është e shenjtë, unë jam i djathtë, unë besoj te prona, te kombi, te familja, padiskutim prona është në themelin e shoqërisë sonë. Ju ato shtëpi që keni, i keni kursimet e një jete” – tha Këlliçi.

Teksa bashkëbisedonte me qindra banorë të Shkozës, Belind Këlliçi pati një ftesë edhe për socialistët, që mund të votojnë Erion Veliajn.

“Ku janë socialistët e Njësisë. Nr.1, këta që duan të votojnë Erion Veliajn. A ka mundësi të vijnë këtu me ne, të debatojmë, çfarë u ka bërë këto 8 vjet bashkia. Çfarë kanë përfituar nga bashkia në këto 8 vjet, nëse kanë të drejtë, patjetër t’i dëgjojmë, jemi vëllezër e motra. Ju jap fjalën…, e di që ju ka marrë lekët, e di që ju ka marrë taksat dhe nuk u ka bërë asgjë se flet vet rruga, flasin vet pamjet, flet vet situata juaj. Unë jam një djal i ri dhe I përkas një gjenerate tjetër, i përkas një brezi të ri, unë nuk i ndaj qytetarët në të djathtë e të majtë në demokratë e socialistë, në qytetarë me parti e pa parti. Ne jemi shqiptarë, ne jemi banorë të Tiranës, dhe kudo banorët e Tiranës, në çdo njësi, në qytet e në fshat, duhet të marrin shërbime të barabarta”-u shpreh kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës.

Nga Shkoza, Belind Këlliçi u bëri përsëri thirrje qytetarëve të refuzojnë shitjen e votës, pasi me atë votë vendoset e ardhmja e qytetarëve për katër vitetet e ardhshme.

“Fleta e votimit te ajo dhoma e fshehtë, ndan katër vitetet e ardhshme. Refuzoni 50 mijë lekëshin, refuzoni 100 mijë lekëshin se tallen me ju na vjedhin të ardhmen. Refuzoni të shisni të ardhmen dhe dinjitetin. Ju lutem administratës së bashkisë Tiranë, refuzoni presionin që ju bëhet, ndëshkojeni me votë. Jeni vetëm ju dhe Zoti te kutia e votimit, te fleta e votimit” -tha Këlliçi.

Përdorimit të artistëve për qëllime elektorale nga Erion Veliaj, Belind Këlliçi i është përgjigjur me ironi, duke u shprehur se: Vipat e tij, janë fëmijët dhe qytetarët e Tiranës.

“Unë e kam ndarë llogarinë time, po ju them dhe njëherë, e thashë dhe qëparë, ai ka këto vilat që jetojnë nëpër vila dhe jashtë Shqipërie dhe që nuk ia kanë idenë se çfarë bëhet në Tirana, vipat e mi jeni ju, janë banorët e Tiranës, janë banorët e Shkozës, ishin sot në mëngjes banorët e Laprakës, vipat e mi janë këta fëmijë, janë e ardhmja, janë këta qytetarë. Unë llogarinë e kam me qytetarët, nuk e kam as me oligarkët” -u shpreh Këlliçi.Gjatë bashkëbisedimit me banorët, Belind Këlliçi premtoi vëmendje dhe mbështetje për ta, duke nisur nga dëmshpërblimi për pronat e deri te ndërtimi irrugëve, kopshteve, çerdheve, ujësjellsave etj.

“Unë ju premtoj vëmendje, ju premtoj mbështetje, ju premtoj dëmshpërblim me vlerën e tregut për ata që u janë prishur shtëpitë në mënyrë të padrejtë, ju premtoj trajtim, trajtim të ndershëm dhe të barabartë për të gjithë qytetarët, ju premtoj vëmendje, ju premtoj investime në rrugë, padiskutim ju premtoj investim në të gjithë rrjetin e ujit të pijshëm”-tha Këlliçi.

Edhe në Shkozë, ashtu si në Laprakë dhe në të gjithë zonat e tjera periferike të Tiranës, problemet kryesore të banorëve janë mungesa e investimeve në infrastrukturë, marrja e pronës dhe mungesa e institucioneve arsimore.

“S`janë privatizuar, sepse zona tjetër është përjashtuar nga legalizimi. Këtë kërkojmë ne, kërkojmë rrugë, ujë, se punë punojmë vetë. Ne për të punuar, punojmë vetë, ne duam rrugë, ujë, çerdhe për fëmijë, kopshte. Për legalizimet e shtëpive këtu është katastrofë. Këtu vetëm vijnë për fushatë. O do ta shembin shtëpinë time, vetëm se isha demokrate. Shtëpiat rreth e qark janë pa shemb. Tre kate e kam pasur, tre kalamajtë brenda edhe unë katër. Shtëpia më e madhe, shtëpi kështu sa nuk e ke iden… Ne mund ta shohim me sipërfaqe këtë pjesën, pjesa deri aty është shtruar me asfalt, dhe këtu është si të hysh në Kabul”,-u shprehën disa banorët gjatë bashkëbisedimit me Belind Këlliçin.

Për t’u dhënë zgjidhje këtyre problemeve, Belind Këlliçi kërkoi mbështetjen e qytetarëve në 14 maj, duke i ftuar të gjithë që të shpërndajnë programin e tij të miqtë dhe të afërmit, me qëllim që të dalin në votime dhe të sjellin ndryshimin.

Të Lidhura

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë
Aktualitet

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë

12 Prill, 2026
Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Dita nis me kthjellime, çfarë pritet të sjellin orët e pasdites?

12 Prill, 2026
Fermerët s’do marrin më naftë pa taksa, Rama: Ka pasur abuzime
Aktualitet

Fermerët s’do marrin më naftë pa taksa, Rama: Ka pasur abuzime

11 Prill, 2026
Artemis II kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, momenti kur 4 astronautët ulen me parashutë në oqean
Aktualitet

Artemis II kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, momenti kur 4 astronautët ulen me parashutë në oqean

11 Prill, 2026
Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Kthjellime e vranësira kalimtare, si parashikohet MOTI për ditën e sotme

9 Prill, 2026
Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain
Aktualitet

Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain

8 Prill, 2026

TË FUNDIT

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë
Aktualitet

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë

12 Prill, 2026

Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Dita nis me kthjellime, çfarë pritet të sjellin orët e pasdites?

12 Prill, 2026

Dështojnë bisedimet SHBA–Iran në Islamabad, Vance: “Nuk arritëm marrëveshje”
Bota

Dështojnë bisedimet SHBA–Iran në Islamabad, Vance: “Nuk arritëm marrëveshje”

12 Prill, 2026

“Informacioni që morëm një vit më parë” – Netanyahu zbulon ARSYEN pse u sulmua Irani
Bota

“Informacioni që morëm një vit më parë” – Netanyahu zbulon ARSYEN pse u sulmua Irani

12 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com