InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Nga Eva Vatoci: Ata që e vranë drejtësinë e Tropojës, të ndjehen krenar për krimin e tyre

1 Maj, 2023
in InfoPress, Opinione
A A
Nga Eva Vatoci: Ata që e vranë drejtësinë e Tropojës, të ndjehen krenar për krimin e tyre

Prej më shumë se një viti, Tropoja është vënë padrejtësisht nën shënjestrën e drejtësisë.
Jo se është shënjestrar për tu pastruar nga korrupsioni e krimi, por për tu lënë pa drejtësi fare.
Drejtësia në Tropojë prej 1 viti është dënuar me vdekje. Ekzekutimi u bë pak ditë më parë, kur 2 punonjës shteti me një çekiç e pinca hoqën tabelën e fundit që tregonte se në këtë qytet kishte një institucion drejtësie.
Pak nga pak, më herët ishin hequr dosjet, zyrat, madje dhe togat e zeza që vishnin gjyqtarë e prokurorë në këtë qytet.
Tani ska më asnjë vend ku të kërkohet e drejta në Tropojë. Nëse dikush do drejtësi duhet të marrë rrugët, të shkojë shumë larg. Kilometra të tëra për të shpresuar se do gjejnë drejtësi në Kukës apo në Tiranë. Një rropatje e pamerituar e qytetarëve tropojanë që prapë duhet të marrin rrugët edhe për një çështje të thjeshtë, duke humbur shumë kohë dhe shpenzime pa fund.
Në emër të Reformës së drejtësisë, drejtësia në Tropojë u vra ditën për diell dhe askush nuk ngriti zërin.
As politika, as pushteti lokal, as njerëzit me zë publik, askush.
Lamtumira e fundit drejtësisë iu dha këtë javë, në kulmin e fushatës, por kandidatët që këtë periudhë shkojnë cep më cep qytetit e fshatrave, as e kanë guximin të thonë një fjalë për këtë. Për ta ska rëndësi fati qytetarëve, por vota e tyre dhe pastaj le të ecin me kilometra të tëra për pak drejtësi.
Ata, kandidatët, do të ikin me votat në xhep, ashtu si iku drejtësia prej Tropojës duke e lënë gërmadhë atë vend ku normalisht tropojanët do të merrnin pak shpresë drejtësie.
Tani që drejtësia vdiq, secili po hedh nga një grusht dhe mbi varrin e saj.
Lamtumirë drejtësi, Tropoja do të ta ndjejë pafund mungesën.
Shpresoj që ata që e vranë drejtësinë e Tropojës të ndjehen krenarë për krimin e tyre.

Të Lidhura

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026
Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet
Opinione

Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet

15 Shkurt, 2026
Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”
Opinione

Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”

10 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)
Aktualitet

Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)

22 Mars, 2026

Horoskopi ditor, e Diel 22 Mars 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, e Diel 22 Mars 2026

22 Mars, 2026

“ALARM SIGURIE”/ Ambasada e SHBA publikon njoftimin e DASH: Tregoni kujdes!
Bota

“ALARM SIGURIE”/ Ambasada e SHBA publikon njoftimin e DASH: Tregoni kujdes!

22 Mars, 2026

Gimbo i plotëson “live” kërkesën e Selin në “Goca dhe Gra”, poston foton me unazë
Show Biz

Gimbo i plotëson “live” kërkesën e Selin në “Goca dhe Gra”, poston foton me unazë

21 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com