Nga Qamil Gjyrezi
Shkolla e mesme artistike ‘Jan Kukuzeli’ në Durrës, ka një histori të pasur për edukimin dhe formimin e artistëve durrsakë, muzikantë, piktorë nga Durrësi dhe gjithë Shqipëria.
Para disa ditësh kam zhvilluar një aktivitet me titull: ‘Psikologjia e instrumentave të frymës dhe teoritë muzikore të kompozitorit dhe himnografit nga Durrësi Jan Kukuzeli.
Jan Kukuzeli (1280- 1370) ose Shën Joan Kukuzeli, ishte një murg ortodoks nga Durrësi. Ai ka qenë shenjtor, himnograf, mjeshtër dhe teoricien i muzikës kishtare bizantine. Shumë janë ata që kanë shkruar për të, historianë, filologë, muzikologë nga Lindja e nga Perëndimi, të huaj e vendas. Për Kukuzelin janë shkruar shumë më tepër nga çdo kompozitor kishtar. Veprat e tij, në dorëshkrime, janë thesare të shek. XIV.
Aktivitetin e zhvilluam në bashkëpunim me drejtorin e shkollës artistike ‘Jan Kukuzeli’ Z Orges Mema. Në këtë aktivitet morën pjesë nxënës dhe pedagogë të shkollës ‘Jan Kukuzeli’.
Aktiviteti kishte për qëlli për të folur për Jan Kukuzelin, ‘Rrethin kukuzelian’ dhe rëndësinë e tij si kompozitor, teoricien dhe mjeshtër i muzikës.
Një rëndësi të vecantë mori gjithashtu tema për raportet e piskologjisë me instrumentët e frymës, trombës dhe rëndësinë e instrumentëve të frymës për edukimin muzikorë në shkollat e mesme artistike.
I
nstrumentët e frymës kanë patur një rëndësi të madhe në edukimin muzikorë, krahas pianos, vilolinës, celos dhe instrumentëve të tjera.
Nga shkolla ‘Jan Kukuzeli’, kanë përfunduar studimet për këta instrumentë shumë muzikantë durrësakë, të cilët kanë luajtur në formacionet më të rëndësishme në Durrës, Tiranë dhe në Shqipëri.
Një rol të rëndësishëm për instrumentin e trombës ka luajtur edhe profesor Ilir Dedja dhe për instrumentët e harqeve violencelisti Osman kurici.
Mbas viteteve 90-të për shumë faktorëve social, psikologjikë, ekonomikë dhe mentaliteti ka rënë interesi për instrumentët e tunxhit.
Mendoj se në të ardhmen duhet të punohet që instrumentëet e tunxhit, tromba etj, të marrin rëndësinë që i takon për edukimin muzikorë në shkollat tona të mesme.
Në shkollën ‘Jan Kukuzeli’ ka shumë mësues të pregatitur nga ana profesionale e artistike, të cilët të drejtuar nga Zoti Mema do të mbajnë gjallë traditën dhe do ta cojnë përpara mësimin e muzikës dhe instrumentëve të frymës.
Personalisht kam besim se pedagogë dhe instrumentistë të shquar si fagotisti Pirro Sota dhe dirigjenti Saimir Kalaja etj. do të ndikojnë në zhvillimin e instrumentëve të frymës në Shkollën e mesme ‘Jan Kukuzeli’ në Durrës.
Në këtë aktivitet luajta për të ilustruar disa pjesë muzikore për instrumentin e Trombës.
Muzika ka një rëndësi të vecantë për edukimin dhe formimin intelektual dhe artistik, mendore dhe fizik.
Po e mbylli opinionin tim me thënien: ‘Muzika është një lëng në formim, një gjuhë në zhdukje; duke e dëgjuar kemi hyrë në një tjetër jetë dhe një tjetër kohë. Ne jemi diku tjetër’.











