KAS ka rrëzuar kërkesën e Partisë së Lirisë, ku kërkonte që në fletën e votimit drejtues i koalicionit “Bashkë Fitojmë” të ishte Sali Berisha.
KAS nuk ka pranuar kërkesa e Partisë së Lirisë dhe se në fletën e votimit nuk do të jetë emri i Sali Berishës si drejtues i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, por i Ilir Metës.
“Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi me shumicë votash pranimin e pjesshëm të kërkesës së PD sa i takon pasqyrimit të emrit të kryetarëve të partive udhqëheqëse të koalicioneve “Bashkë Fitojmë” dhe “Aleanca Liberale e Djathtë” në fletën e votimit, rrëzimin e kërkesës së PD për pasqyrimin e shkronjave nistore të partive përbërëse të koalicioneve përbri emrit të koalicioneve përkatëse, rrëzimin e kërkesës e kërkesës së koalicionit “Bashkë Fitojmë për vendosjen e emrit të deputetit Sali Berisha në fletën e votimit si drejtues i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, tha anëtari Koli Bele.











