Si malësor i mirë duhet ta dini se dielli me shoshë nuk mbulohet, si djalë nga Gruemira përsëri duhet të jeni i sinqertë për padrejtësit e bëra këto 8 vite që jeni në pozicion drejtues.
Sinqerisht më vjen keq që nuk ju kam dëgjuar asnjëherë duke ngritur një shqetësim për zonën tënde. Mjafton të shohësh gjëndjen e rrugëve Boriç i madh, Boriç i vogël, Omaraj dhe duhet të kishit heshtur më mirë. Sepse ajo zonë nga vini është nga më të diskriminuarat nga pushteti vendor dhe jo vetëm…
Do jua listoj disa nga pikat e keqqeverisjes tuaj:
Po ia nis nga Kopliku , qytet pa gjelbërim, pa parking, beton dhe hekura, i mbuluar me mbeturina, pa vizime të bardha ku mund të kalojnë qytetarët…pa një stol ku mund të pushojë një i moshuar gjatë kohës që pret…
Apo të flas për “Pedonalen e Koplikut” një investim miliona euro, e sot thenë kokën nga gropat dhe pllakat që luajnë…
-Qytet pa një biblotekë, pa një shtëpi kulture, pa një muze, pa stadium dhe pse u miratua projekti nuk di nga u degëdis fondi, u përpi pa shënjë e pa nishan.
Të flasim për:
-investimet miliona Euro pa cilësi dhe në duar klienteliste.
-Tenderime pa garë dhe përfitues me vlerë të plotë.
– dyfishim i administratës publike me kontrata tre mujore, shtim drejtorish.
-të punësuar nga zona të tjera që nuk kanë lidhje me Malësinë ,nuk janë banor dhe lihen rrugëve të rinjë e të reja të mirë shkolluar pa punë.
-Punësim militantësh dhe largim i specialistave.
-tjetersim dhe pervetsim pronash.
-shtimi i numërit të familjeve me ndihmë ekonomike për arsye votash.
-shtrim rrugësh pa cilës me vrull elektorale, pa standarte duke shkelur rregullat dhe afatet kontraktore që nuk do i zëri të shtruara 15 maji.
Duhet një natë dimri të shkruaj një roman me paaftësinë e drejtuesve të Bashkisë Malësi e Madhe.
Njëmijë gabime keni bërë në këto 8 vjet qeverisje. Dhe duhet kurajo me pranua gabimet para malësorëve.
Sot ju duhet të ulni kokën dhe të kërkoni falje dhe jo votën!












