Koalicioni “Bashkë Fitojmë” pritet që të çelë fushatën zgjedhore më 15 Prill.
Bëhet me dije se çelja e fushatës nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, do të bëhet në orën 12:00 ditën e shtunë në stadiumin “Air Albania
“Ndryshimi fillon nga duart e tua”, është edhe slogani i publikuar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.
Ndërkohë, vlen për tu theksuar se gjatë ditëve të fundit kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shoqëruar ish-kryeministrin Sali Berisha ne disa qytete të Shqipërisë, ku dhe kanë prezantuar kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 majit për Bashkitë e këtyre qyteteve.












